‘Të dua..’, Si ia ‘futi’ gazetarja mjekut nga Kosova, dalin pamjet e miqesise se tyre! Policia e kapi mat me këtë gjë në dorë

Prokurori ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm nga burgu 302 në Tiranë të mjekut psikiatër Behar Kamberi, për përndjekje ndaj moderatores sportive Albana Bejko. Prokurori ka vlerësuar se arrestimi nga policia i doktorit të dalldisur pas moderatores ishte i paligjshëm.

Mjeku 42-vjeçar dyshohet se ka ndjekur vazhdimisht moderatoren, duke u shfaqur në mënyrë të përsëritur pranë banesës së saj, gjë që ka shkaktuar shqetësim të thellë te ajo.

Mësohet se moderatorja ka bashkëpunuar me policinë për të organizuar një takim në një zonë të Tiranës, ku mjeku është ftuar të paraqitej. Në momentin që ai ka mbërritur në vendin e caktuar, oficerët e Komisariatit Nr. 2 kanë ndërhyrë dhe kanë kryer arrestimin e tij.

Disa mesazhe, pjesë e materialit hetimor, tregojnë një ndjenjë sentimentale që mjeku kosovar Behar Kamberi ka shfaqur ndaj moderators sportive.

Por, mesazhe me tekste si: “…Të dua…dëshiroj të martohem me ty…” apo “…jeni shumë e bukur, dua tju takoj se kam ardhur nga Kosova vetëm për ju…”, janë vlerësuar nga Prokuroria e Tiranës si një komunikim krejt normal dhe aspak shqetësues, intimidues apo kanosës për jetën e moderatores sportive.

Mbi të gjitha këto mesazhe të këqyrura nga Prokuroria, nuk përbëjnë shkak serioz për vijimin e mbajtjes në burg të Kamberit.

Mjeku psikiatër është marrë në pyetje në lidhje me rastin dhe në mes lotëve ka dëshmuar në polici se thjesht ka shfaqur ndjenjat sentimentale dhe kishte ardhur në Tiranë, me shpresën për ta takuar Albanën që t’i propozonte për martesë.

Kamberi është shprehur se nuk është e drejtë të qëndrojë në burg vetëm për faktin se ka shfaqur pëlqim për një vajzë, pasi ai tregon se në asnjë moment nuk e ka kanosur apo kërcënuar moderatoren.

Nisur nga kjo, Prokuroria e Tiranës pasi studioi në tërësi rastin në fjalë, vendosi urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të mjekut, Behar Kamberi dhe hetimi i tij do të vijojë në gjendje të lirë.

Doktori dhe moderatorja ishin miq, dashuria nuk ishte aq edhe platonike

Dashuria e zjarrtë e doktor Kamberit ndaj moderatores Bejko duket se është e njënashme, por jo edhe aq platonike. Pra, nuk është një dashuri si ajo e Don Kishotit të Mançës për Dylqinjën, e cila ekzistonte vetëm në mendjen e tij.

Prapaskena mëson se doktor Kamberi dhe moderatorja bukuroshe njiheshin. Ata kishin një raport miqësor. Behar Kamberi dhe Albana Bejko janë shfaqur bashkë edhe në stadiume, duke ndjekur ndeshje futbolli, një nga pasionet e deklaruara të moderatores. Kjo foto e siguruar nga Prapaskena konfirmon miqësinë mes moderatores dhe psikiatrit.

Mbetet ende mister se në ç’rrethana janë njohur Kamberi dhe zonjushë Bejko, por duket se në terrenin e miqësisë doktor Kamberit i ka lindur një ndjenjë e zjarrtë dashurie, flakët e të cilës i kanë mjegulluar arsyen, pikëpamjen për realitetin.

Sipas burimeve, mjeku psikiatër jo vetëm kishte miqësi me moderatoren, por dinte edhe banesën e saj në Kompleksin Delijorgji. Behar Kamberi është nisur nga Kosova dhe është shfaqur para shtëpisë së moderatores, për t’i bërë një surprizë; Një parfum të shtrenjtë!

Edhe Albana Bejko kishte menduar një surpizë për Behar Kamberin. Për të evituar një përballje poshtë shtëpisë, moderatorja sportive i ka lënë takim doktorit në qendër të Tiranës. Duke pritur me parfum në dorë, në vend të moderatores janë shfaqur oficerët e komisariatit nr 2, të cilët kanë prangosur mjekun psikiatër me akuzën e përndjekjes ndaj moderatores.

Është e rëndësishme të theksohet se nga verifikimet që kemi kryer rezulton se doktor Kamberi është një personazh i skeduar dhe me histori problematike në raport me vajzat. Doktori është denoncuar të paktën dy herë për përndjekje në Kosovë, për shfaqje të njënanshme dhe këmbëngulëse të dashurisë deri në shqetësim për subjektin.

Gjithashtu, në rrethin e mjekëve shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, doktor Kamberi njihet për dalldisjet e njëanshme ndaj grave dhe vajzave, turfullim pas tyre deri në ambiente private. Edhe pse nuk ka prova dhe dëshmi për sulm seksual, gratë dhe vajzat qëndrojnë me kujdes të shtuar dhe vigjilente kudo ku shfaqet doktor Kamberi.