Amaneti i Artan Lames plotesohet pas 1 viti nga vd kja! Si u vr ne dhe u mor pasuria qe denoncoi ish shefi i Kadastres

Njëmbëdhjetë pasuri me sipërfaqe totale 254.300 m² në zonën bregdetare të fshatit Shetaj në Durrës, është sekuestruar nga SPAK, pasi rezulton se ajo është përfituar me dokumente të falsifikuara, të kryera nga një grup kriminal i drejtuar nga Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut.

Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është dokumentuar aktiviteti kriminal i autorëve që kanë kryer falsifikimin e dokumenteve të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Nga provat e administruara rezulton se shtetasi, Aleksandër Laho, në rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka krijuar një grup të strukturual kriminal, me synimin për kryerjen e veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve, ku pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal janë shtetasit; V.M, (alias V.K); A.B, V.B dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar.

Keta shtetas dyshohet se kanë falsifikuar dokumente, lëshimi i të cilave bëhet vetëm nga institucioni i Kadastrës në Këshillin e Qarkut Durrës, komisioneve të ndarjes së tokës në fshatrat, Lalëz, Shetaj, Bizë dhe Kërtushaj të rrethit Durrës si dhe të ish Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës.

Mekanizmi i përdorur nga anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal përfshin falsifikimin e plotë të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), falsifikimin e pjesshëm të AMTP-ve origjinale, përmes shtimit të numrit të parcelave, prodhimin e dokumenteve të falsifikuar dhe futjen ilegalisht të tyre në arkivën e ish ZVRPP Durrës, duke i paraqitur si vendime të Komisionit të Verifikimit të Titujve të Pronësisë pranë Këshillit të Qarkut Durrës.

Gjithashtu, ky grup ka vepruar me heqjen e fletëve të regjistrave të kartelave të pasurisë në volum, ku kanë qenë të regjistruara prona të zërit kadastral “Pyll” dhe “Pa frut” dhe zëvendësimin e tyre me fletë të reja të falsifikuara në formë dhe përmbajtje, ku pasqyronin të regjistruara pasuri të zërit kadastral “Arë”.

Madje, njerëzit e drejtuar nga Aleksandër Laho kanë bërë edhe prodhimin e dokumenteve tërësisht të falsifikuar të praktikës së rivlerësimit të pasurisë, me qëllim hapjen e rrugës për të kaluar në fazën tjetër që ishte transferimi i pronësisë përmes aktit të shitjes apo aktit të dhurimit, etj.

Pasuritë e regjistruara në kundërshtim me ligjin, regjistroheshin në emrin e fshatarëve të fshatrave Lalëz, Draç, Bizë dhe Shetaj, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve nuk kishin dijeni se ishin pronarë të këtyre pasurive.

Të gjitha këto veprime janë kryer me qëllimin e vetëm, realizimi i përfitimit të paligjshëm përmes shitjes së këtyre pasurive te individë apo kompani të interesuara për investime në zonën bregdetare Lalëz dhe Shetaj (Rëra e Bardhë dhe Kepi i Rodonit).

Zbulimi i Artan Lames në vitin 2022

Atë që SPAK e ka zbuluar sot falë bashkëpunimit me partnerët europianë, kreu i Kadastrës Shqiptare, zyrtari dhe profesionisti i ndjerë Artan Lame e kishte zbardhur vet tre vite më parë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në vitin 2022, ai tregoi për herë të parë shkeljet ligjore dhe manipulimet që janë bërë në regjistrimin e pronës në Kadastrën e Durrësit. Sipas tij, në regjistra ishte konstatuar heqja e fletëve të regjistrimit ose zëvendësimi i tyre.

Artan Lame e denoncoi në 2022, SPAK zbulon manipulimin e madh në

Artan Lame

“Kadastra e Durrësit nuk kishte seli. Ishte në një qendër biznesi private. U kalua kjo fazë duke e marrë fare Kadastrën duke e sjellë në Tiranë. Atë ditë është marrë me polici sepse pati një rezistencë. Në këtë moment filluan të dilnin çështje pak a shumë sëmundja e Vlorës.

Por me një risi. Në Vlorë s’kishte pasur fare regjistër, në Durrës ngaqë kishte regjistër detyroheshin të grisnin fletët.

Durrësi kishte 1063 regjistra me 250 fletë secili të këtyre 30 viteve, vetëm 152 dilnin pa dëmtime dhe 908 regjistra janë të dëmtuar duke filluar që nga 730 faqe që mungojnë tërësisht, kalojnë nga 12 tek 15. Kur janë hequr me kujdes e kanë hequr dhe rrënjën e faqes. 243 faqe janë të zëvendësuara sepse dallojnë nga ngjyra”, është shprehur atëkohë Artan Lame.

© Newsbomb.al