Mesazhi i fshehte! Kë k*rcënoi sot Edi Rama me b*rgje dhe sekuestro politike? Dalin detajet e renda

Pas spastrimit në administratë, Rama kalon në fazën e dytë të fushatës së frikës; kërcënon bizneset e lidhura me Veliajn, për të mbjellë terror e për të kontrolluar zgjedhjet në Tiranë…

Edi Rama ka nisur që në korrik të flasë për prishje ndërtimesh, për mbyllje biznesesh dhe më në fund për burgje e sekuestro. Një ligjërim që nuk ka sens në logjikën normale, sepse ligjet ekzistojnë dhe kryeministri ka në dorë të gjitha mjetet për t’i zbatuar. Ai komandon policinë, IKMT-në, tatimet, doganat, ushtrinë, pra i ka të gjitha instrumentet që të veprojë në heshtje, pa bërë zhurmë.

Mirëpo, në konferencën e fundit për shtyp, Edi Rama foli si prokuror e gjykatës në të njëjtën kohë, duke paralajmëruar se do të prishë pallate, do të sekuestrojë apartamente dhe do të konfiskojë pasuri.

Ky përrua verbal është një shfaqje e qartë e tensionit politik dhe psikik që ka përfshirë kryeministrin, i cili duket se kërkon të shpikë “grupe armiqësore” të reja për të justifikuar goditjet e brendshme në pushtetin e tij.

Në të vërtetë, ky është vetëm kapitulli i dytë i spastrimit të nisur pas arrestimit të Erion Veliajt. Pas largimeve masive në administratë të atyre që konsiderohen njerëz të afërt me ish-kryebashkiakun, Rama po e shtrin fshesën drejt sipërmarrësve që kanë pasur kontrata apo lidhje me Bashkinë e Tiranës. Ai ka kërcënuar hapur ndërtues, kontraktorë dhe pronarë biznesesh, duke i paralajmëruar se do të ndiqen këmba- këmbës nga tatimet, inspektoratet dhe SPAK-u. Është një akt i paprecedentë i një kryeministri që shkel Kushtetutën dhe çdo parim të ndarjes së pushteteve, duke përdorur qeverinë si instrument presioni për interesa politike.

Qëllimi është i qartë: të ngjallë frikë, të polarizojë shoqërinë dhe të kontrollojë zgjedhjet e ardhshme në Tiranë përmes terrorit administrativ. Ai e di se sondazhet reale janë alarmante, më pak se 35 për qind e qytetarëve shprehen të gatshëm të votojnë për Ogerta Manastirliun, ndaj ka zgjedhur të hyjë në fushatë jo me program, por me kërcënim.

Pas deklaratave të tij publike, strukturat nën varësinë e qeverisë kanë nisur të dërgojnë letra e paralajmërime bizneseve që konsiderohen afër Erion Veliajt. Një klimë frike që tashmë është konstatuar edhe nga trupat diplomatike në Tiranë, të cilat i kanë përcjellë qeverisë shqetësimet për tensionin që po krijohet.

Edi Rama po hyn në këtë garë zgjedhore si një njeri në panik, i lodhur nga pushteti dhe i trembur nga humbja. Por shqiptarët nuk kanë pse të frikësohen nga burgjet që ai përmend çdo ditë. Sepse burgjet janë aty, dhe mund ta presin edhe atë që i përdor si kërcënim ndaj të tjerëve./Pamfleti