Artistja Alida Hisku jeton prej kohësh në Gjermani, aty ku ka krijuar jetën e vet së bashku me familjen e saj.
E ftuar në “S’e Luan Topi”, ajo tregon jetën e saj të vështirë, mes sakrificave për të shkolluar fëmijët e saj. Hisku tregon se i është dashur të punojë punë të ndryshme për të siguruara para, qoftë edhe si pastruese shtëpisë.
“Pas shumë viteve që kam punuar, si shumë gra shqiptare, më ka qëlluar të punoj dy tre punë jo të kualifikuara, me pastrime. Në fillim iu angazhova fëmijëve, që të shkolloheshin dhe të arrin diçka sepse duke qenë i huaj të venë prapa liste. Ky ishte qëllimi i jetës sime, për 20 vite”, tregon artistja.
Alida tani jeton në një vilë të madhe në një fshat të Gjermanisë, me një sipërfaqe toke goxha të madhe, ndërsa zbulon se si e ka blerë këtë shtëpi.
“Pastaj fillova mendova të mendja për vete, mendova për të mbledhur disa lekë, e bëja çdo gjë vetë. Bleva një shtëpi këtu në fshat sepse kujtova se ishte vetëm shtëpi sepse e bleva në ankand pa e parë, dhe kuptova që ishte gjysma e fshatit. Kam stalla, vilë 600 metra katrorë me tre kate, kam traktorë, kafshë. Më dhemb goja t’jua tregoj se sa e madhe është dhe se sa punë do”, tha ajo.
Top Channel
Këngëtarja e njohur shqiptare, Alida Hisku rrëfeu për herë të parë në emisionin S’e Luan Topi ndarjen nga bashkëshorti pasi regjimi komunist e la në arrest shtëpiak.
Gjithçka nisi kur tri shoqe të saj i gjetën ditarin dhe e spiunuan.
Hisku: U zhduka nga aktivitetet, nga puna, nga çdo gjë, brenda 24 orëve. Kam qenë 24 vjeçe, mitroloz nuk kisha, kisha shkruar ëndrrat e mia, dëshirat e mia, sepse propaganda ime ishte të këndoja, u mbylla në shtëpi, nuk pësova asnjë lloj, sot e kësaj dite jam pa asnjë lloj. Më hante një padrejtësi në vetvete, shpresa, mendoja se në mos sot, nesër do dalësh prap.
Rusi Ishte dënimi që u bë shkak për ndarjen nga bashkëshorti?
Hisku: Pak a shumë.
Rusi: Nuk e pranoi dot, e vuajti si dënim, apo ishte kjo çështja armiku i partisë, i popullit.
Hisku: Këtë temë nuk e kam analizuar fare, kisha dy fëmijë u mora me ta, sepse duhet t’i vësh pllakën një diçkaje që të veprosh në një shkallë më të lartë të jetës, po të rrija të analizoj do arrija të harroja fëmijët, nisa punë në shtypshkronjë.
Ai vendosi të ndahej për shkak të këtij dënimi, ju mbetët me dy djemtë dhe në fillim të ’90 ju merrni malet dhe ikni.
Hisku: (Pohon me kokë). Po ika me dy djemtë.na eci shyqyr zotit mbarë, djali i vogël qante se ishte dimër, por e kaluam. Na morën ato dy durrsakët na çuan deri në Hungari, treni natën deri në Gjermani. Të gjithë refugjatët do të vuajnë vitet e para.