Pa pikë m*shire! Autori i vr*sjes se gjyqtarit tr*ndit policinë, e rëndë ajo cfare zbuloi pas arr*stimit

Në sallën nr.3 të gjykatës së Apelit në kryeqytet në orën 14.00 të kësaj të hëne nisi një seancë gjyqësore, ku gjyqtari me mbi 30 vite eksperiencë Astrit Kalaja lexoi vendimin për një konflikt pronësie dhe gjobë përmbarimi. Por, solemniteti i gjykatës u thye nga të shtënat me armë zjarri.

2 plumba nga një pistoletë u derdhën mbi gjyqtarin duke I marrë jetën. Elvis Shkambi, nipi i Gjon Shkambit palë në proces me familjen Kurtaj qëlloi mbi gjyqtarin dhe kundërshtarët e tij në proces duke pretenduar për vendim të padrejtë.

Siç ka dëshmuar sekretarja gjyqësore në momentin që gjyqtari ka rrëzuar kërkesën e palës paditëse ndaj tij është qëlluar me pistoletë në kraharor. 30-vjeçari më pas është kthyer nga kundërshtarët e tij në proces Ervis dhe Rakip Kurtaj duke hapur zjarr edhe në drejtim të tyre. Të dy mbetën të plagosur dhe u përcollën me urgjencë drejt spitalit ku ndodhen në gjendje të stabilizuar.

30-vjeçari me armë në dorë ka dalë jashtë gjykatës aty ku ndërhynë menjëherë forcat e rendit duke e neutralizuar, çarmatosur dhe vënë në pranga.

Para bluve 30-vjeçari ka qëndruar i qetë dhe i pa penduar duke pranuar autorësinë e krimit të rëndë me pretendimin se reagoi ndaj padrejtësisë së kryer. Sipas tij familja e kishte trashëguar atë pronë e cila në komunizëm u shtetëzua dhe bashkia ua ka kaluar dhjetëra familjeve.

Por përgjegjësi për këtë krim të rëndë nuk kishte vetëm personi që shkrehu armën. Hetim ka nisur për organet shtetërore dhe private që ruajnë gjykatën dhe dështuan në kontrollin e Elvis Shkambin, Top Channel mëson se një oficer i rendit qe rri në hyrje të gjykatës është ndaluar për dyshimet e shpërdorimit të detyrës sepse ka dyshime se nuk ka ushtruar kontrollin në detektorin e vendosur në hyrje të Gjykatës së Apelit.

Top Channel

Është zbardhur identiteti dhe profili i autorit të vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ngjarje e rëndë që ka tronditur opinionin publik dhe ka vënë në alarm sistemin e sigurisë në gjykata.

Autori është 31-vjeçari Elvis Shkambi, i cili qëlloi me armë zjarri gjyqtarin menjëherë pas shpalljes së vendimit në një çështje pronësie, ku pala humbëse ishte xhaxhai i tij. Burime hetimore bëjnë me dije se Shkambi kishte hyrë në sallën e gjyqit i armatosur me një pistoletë tip Beretta, duke e mbajtur armën me vete gjatë gjithë seancës, çka tregon për një plan të përgatitur paraprakisht.

Sapo gjyqtari Kalaja lexoi vendimin, Shkambi ngriti armën dhe qëlloi tre herë në drejtim të tij, duke e goditur dy herë në kraharor dhe një herë në bark. Nga të shtënat u plagosën edhe dy persona të tjerë, babë e bir, që ishin palë kundërshtare në procesin gjyqësor.

Pas krimit, autori doli me qetësi nga salla, i dorëzoi armën rojes së sigurisë, dhe iu afrua efektivëve të policisë në hyrje të gjykatës duke deklaruar: “Unë jam autori.” Mësohet se ai e kishte mbushur armën me plumba brenda godinës, pak para se të niste seanca.

31-vjeçari Shkambi tashmë ka pranuar plotësisht autorësinë e krimit, ndërsa ngjarja ka rikthyer në qendër të vëmendjes dështimin e sistemit të sigurisë në gjykata, ku pavarësisht pajisjeve dhe kontrolleve elektronike, një person i armatosur arriti të hyjë brenda sallës së gjyqit dhe të ekzekutojë një gjyqtar në detyrë.