“Do martoj vajzën, jam i lumtur”/ Del biseda e fundit e gjyqtarit Kalaja para se të vr*tej: Jam duke pritur per

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja i cili u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjyaktës së Apelit, tronditi opinionin publik.

Një gjyqar ka rrëfyer për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha bisedën e fundit me Astrit Kalaja, para seancës që do të ishte e fundit për të.

“Martoj vajzën dhe jam i lumtur. Mezi e pres atë ditë”-ishin fjalët e gjyqtarit.

Ka diskutime që ceremonia e pëcjelljes për në banesën e fundit të gjyqtarit që u vra në krye të detyrës të bëhet ceremoni shtetërore ditën e mërkurë.

“Sot kam një gjyq problematik”, këto mësohen të kenë qenë disa nga fjalët e të ndjerit, gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën sot në ambientet e Gjykatës së Apelit.

E ftuar në emisionin “Opinion”, psikologia Valbona Treska tregoi fjalët e të ndjerit me disa të afërm të tij para seancës gjyqësore.

Pas saj, ishte Klodiana Lala që tregoi se magjistrati kishte pasur një debat të ashpër verbal me palët një seancë më parë.

“Po pra, se ai i njihte. Kishte pasur një debat verbal të ashpër një seancë më parë”, tha Klodiana Lala.

Kujtojmë që i ndjeri Astrit Kalaja, gjyqtar i Gjykatës së Apelit i Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u vra në krye të detyrës nga Elvis Shkambi, palë në një proces gjyqësor.

Policia ka arrestuar rojen e Gjykatës së Apelit të Tiranës pak çaste pas krimit të rëndë që tronditi mbarë opinionin publik, vrasjen me armë zjarri brenda sallës të gjyqtarit Astrit Kalaja. Oficeri i sigurisë që qëndron te dera e Apelit ka dështuar të kontrollojë autorin, 30-vjeçarin Ervis Shkambi, i cili hyri me armë zjarri, një pistoletë tip “Beretta”, dhe qëndroi i armatosur në sallë deri në dhënien e vendimit.

Por, oficeri i sigurisë është hallka e fundit e zinxhirit të përgjegjësisë. Prapaskena mëson se sistemet e kontrollit (detektorët metalikë) e Gjykatës së Apelit janë jashtë funksionit. Kushdo mund të hyjë lirisht pa u kontrolluar.

Përgjegjëse për sistemet e kontrollit është Kancelarja e Gjykatës, Letida Balili, emri i të cilës ka qenë objekt më shumë i lajmeve rozë. Balili e ka kthyer gjykatën në han pa porta. Nëse do të zbatohej protokolli i sigurisë, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja do të ishte parandaluar.

 

-Si ka hyrë autori me armë në gjykatë?

-A kanë funksionuar detektorët metalikë, pasi shqiptarët paguajnë që të funksionojnë?

-Nëse nuk kanë funksionuar, kush është mban përgjegjësi?

-Cila është përgjegjësia e kompanisë së sigurisë fizike?

Ndërkaq, kryetarja e Gjykatës së Apelit është Iliba Bezati, e cila duhet të bashkëpunojë me kancelaren për administrimin e gjykatës. Sipas ligjit, kancelarja, përpos detyrave të përcaktuar me ligj, kryen edhe çdo detyrë tjerër që i cakton kryetarja.

A ka qenë në dijeni kryetarja për rënien e sigurisë në gjykatë?

Çfarë detyrash i ka caktuar kryetarja kancelares? Kush është kryetarja reale Letida Balili apo Iliba Bezati?

Ndërkaq, për sigurinë fizike në gjykata përgjegjës është edhe Illyrian Guard Sh.A, me administrator Enrik Banushi. Kompania e sigurisë fizike është në varësi të Ministrisë së Brendshme. Ministrja e Brendshme Albana Koçiu nxitoi duke thënë se policia nuk ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata. Dikush duhet t’i kujtojë ministres se nuk ka në varësi vetëm policinë, por edhe Illyrian Guard Sh.A që paguhet për sigurinë fizike në gjykata.

Ndërkaq, meqenëse dosjen e vrasjes së gjyqtarit Kalaja e ka marrë SPAK-u, duhet të shihet edhe roli i Këshillit të Lartë Gjyqësor sa i takon sigurisë në gjykata.