LAJM I BUJSHEM – Dashnor Sula paralajmëroi vr*sjen e gjyqtarit: Mund të vritet edhe…

Sot jemi në kushte të tilla, ku larg qoftë humbja e një jetë të një prokurori apo gjyqtari, por të jeni të sigurt se edhe ai moment do të vijë. Do të vijë mo zotëri. I ka vra politika pra, krimi i organizuar. E vranë gjyqtarin e Vlorës. Kush i ka vrarë të tjerët. Kanë ndodhur edhe ngjarje të tilla të rënda, ku janë vrarë edhe prokurorë edhe gjyqtarë. Janë vrarë pra”.

Kjo ishte deklarata e fortë e bërë më 17 shtator në një studio televizive, nga ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula, që për fat të keq është kthyer në realitet këtë të hënë.

Sula tha se Shqipëria ndodhet në kushte të tilla, ku mund të vriten edhe njerëz të drejtësisë, ndërsa të hënën u ekzekutua brenda Gjykatës së Apelit gjyqtari Astrit Kalaja.

Në këtë ngjarje të rëndë mbetën të plagosur edhe dy qytetarë të tjetër, babë e bir. Njëri nga të cilët ka marrë një plumb në krah, tjetri një plumb poshtë brinjës.

Kalaja ishte prej 12 vitesh gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në dhjetor 2019 ai u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Vlerësimit, pas procesit të vetingut.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, brenda ambienteve të gjykatës. Autori i dyshuar është Elvis Shkëmbi, 30 vjeç. Sipas policisë, ky i fundit ka qëlluar në drejtim të gjykatësit dhe palës tjetër në proces, Rakip dhe Ervis Kurtajt, babë e bir, përkatësisht 65 dhe 45 vjeç.

Gjok Martini, një nga familjarët që ishte në gjyq me Gjon Shkamin për pronësinë e objektit në Shkodër, ka rrëfyer në Off The Record të gjithë kalvarin e përballjes së 30-familjeve në dyert e gjykatave.

Në një lidhje të drejtpërdrejt nga Shkodra i moshuar rrëfen se në momentin që do të privatizonin shtëpinë ka mësuar se atë e kishte privatizuar Shkëmbi, duke fajësuar për këtë gjë ish-kreun e bashkisë së asaj kohe, Lorenc Luka.

“Në kemi hyrë në 1992 në godinë me vendim të bashkisë. Me aktmarrëveshje dhe dokumentet që na i dha bashkia. I përfituam si të pastrehë. Konflikti ka nis në 2011 dhe një muaj para se ta privatizonim na thanë e privatizoi Gjon Shkëmbi. Hapëm gjyqin dhe të pesta na u bllokuan deri sa e privatizoi. I fituam gjyqet në Shkodër pasi nuk ka letra, i ka false nuk ka trashëgimi. Lorenc Luka ka lëshuar letra pa vendim të Këshillit të Bashkisë. I ka dhënë letra false dhe ka marrë 70 mijë euro për atë vërtetim. Ai nuk është pronar. Ka lindur në Dukagjin, nuk mund të jetë pronar në Shkodër. Kjo ka qenë shkollë shteti”, tha Martini në Off the Record në A2 CNN. (A2 Televizion)