“Më erdhi në majë të hundës me gjyqet”, del dëshmia e vr*sesit së gjyqtari Kalaja: Ja pse mu mbush mendja ta vr*sja

Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

“Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër. Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen por aty mu mbush mendja për ta vrarë kur dha vendim kundër nesh“, ka thënë para hetuesve 30-vjeçari Elvis Shkambi.

30-vjeçari Elvis Shkëmbi, ka qëlluar 3 herë mbi gjyqtarin Kalaja duke e lënë të vdekur, si dhe ka plagosur babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, palë kundërshtare në procesin gjyqësor.

Pas aktit ai ka dorëzuar armën e krikmit ndërsa ka deklaruar se e kreu veprimin pasi gjyqtari i kishte mohuar pronën me letra.

Ndërkohë që ka ende pikëpyetje të mëdha se si arriti 30-vjeçari të fusë armën brenda sallës së gjyqit, lidhur me këtë çështje policia ka shoqëruar të gjithë të pranishmit.

Si erdhi ngjarja deri te krimi

Përplasja ka nisur rreth 15 vjet më parë, mes Gjon Shkambit që humbi gjyqin, xhaxhai i autorit, dhe 31 familjeve që jetojnë në shkollën e dikurshme të Rezervave në Shkodër. Secila palë pretendon se gëzon pronësinë mbi objektin ndaj prej vitesh çështja ka mbetur pa zgjidhje në dyert e gjykatave.

Kjo ka shërbyer si motiv që Elvis Shkambi t’i merrte jetën gjyqtarit prej 32 vitesh pjesë e drejtësisë shqiptare, Astrit Kalaja. Ky i fundit ka një karrierë të gjatë dhe së fundmi kishte kaluar me sukses procesin e vetingut, duke shërbyer në apelin e juridiksionit të përgjithshëm.

Janë publikuar pamjet kur policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes së gjykatësit, Astrit Kalaja. Siç duket edhe në këto pamje, autori Elvis Shkambi pasi ka kryer krimin qëndronte i qetë tek dera jashtë me duar në xhep, duke pritur policinë për ta arrestuar.

elvis shkambi astrit kalaja

Në një moment shihet kur 30-vjeçari ngre duart lart dhe policia afrohet duke i vënë prangat. Më pas uniformat blu kanë arrestuar edhe xhaxhain e tij, Gjon Shkambi.

 

 

shkambi

Pamjet janë publikuar nga Jeta Osht Qef.

arrestimi i evlis e gjon shkambi vrasja (2)

Si hyri në gjykatë me armë autori i dyshuar

Sipas hetimeve, në orën 13:42 të ditës së ngjarjes, Elvis Shkambi mbërriti në ambientet e Gjykatës së Apelit së bashku me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi. Të dy kaluan nëpër pajisjen e skanimit në hyrje, e cila sinjalizoi prezencën e metaleve. Më konkretisht, pajisja ndezi dritat e kuqe, duke paralajmëruar për objekt metalik, me shumë gjasë armën e zjarrit që Elvis Shkambi mbante në brez.

Megjithatë, punonjësi i sigurisë në detyrë, Banush Koxhaj, nuk ndërmori asnjë veprim kontrolli, duke qëndruar i ulur në vendin e tij dhe duke mos ushtruar kontroll fizik ndaj personave apo t’i regjistronte në librin e hyrje-daljeve, siç e parashikon protokolli i sigurisë.

Pas hyrjes në ambientet e brendshme të gjykatës, Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi qëndruan për rreth dy orë në hollin e pritjes së publikut, pa ngjallur dyshime.

arrestimi i evlis e gjon shkambi vrasja (1)

Momentet para vrasjes, nga seanca gjyqësore në atentat

Rreth orës 15:29, të dy u futën në sallën nr. 3 ku po zhvillohej seanca gjyqësore me objekt “Kundërshtimi i veprimeve përmbarimore”, në të cilën palë ishin Ragip Kurtaj dhe djali i tij Ervis Kurtaj, ndërsa pala e paditur ishte përmbaruesi T. M. dhe të tretë shtetasit Gjon Shkambi dhe Elvis Shkambi,

Në orën 15:35, menjëherë pasi gjyqtari Astrit Kalaja. shpalli vendimin, Elvis Shkambi nxori nga brezi armën e zjarrit dhe qëlloi disa herë në drejtim të gjyqtarit, duke e lënë të plagosur rëndë. Gjyqtari ndërroi jetë gjatë transportit për në spital.

Pas vrasjes, autori qëlloi edhe drejt palës paditëse Ragip Kurtaj dhe djalit të tij, duke i plagosur të dy, por pa rrezik për jetën.

Dorëzimi i armës dhe arrestimi

Gazetari Poli Hoxha denoncoi në Off the Record mungesën e sigurisë në gjykata ku shumë njerëz të rrezikshëm hyjnë e dalin çdo ditë në dyert e saj.

Hoxha shprehet se autori ishte me precedentë të mëparshëm për këtë ngjarje, pasi i kishte kërcënuar banorët e pallatit me kallashnikov.

Ai shton se vrasja ishte e planifikuar të bëhej në varësi të vendimit të gjyqit.

“Në Bruksel, kur hyra në një gjyq, çdo njeri që futej në gjykatë, ai shikonte kush ishte dhe kishte skedën. Këta ishin me flamur të kuq. Iu kanë shkuar banorëve me kallash në Shkodër. Ka plot gjyqe që me vërte je palë, por çfarë pale je. Është kulmi i kulmit që nuk punon detektori. Vrasja ka qenë e planifikuar për rastin si do të shkonte gjyqi”, tha Hoxha në A2 CNN. (A2 Televizion)