Flet ekskluzivisht për Top Channel xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
Klodian Zhivani: Si është historia juaj
Gjovalin Shkambi: Ne këtë objekt e kemi privatizuar, konform të gjitha ligjeve. Objektin na e ka shitur shteti, ka 13 vite që e kemi privatizuar. Janë tallur me ne, na e kanë përdhunuar. Ne duke i shkruar Edi Ramës… I pari që e ka marrë pronën është axha i babës me vëllezër dhe im atë. E kemi marrë në 1994. Para komunizmit ka qenë prona e gjyshit të babës tem, e stërgjyshit. Në kohën e Zogut, Ahmet Zogu Sulçebekun e ka shpallur në kërkim për ta ekzekutuar. Binak Pjetra, gjyshi i babës tem e ka shpëtuar, ja ka dhuruar dhe ka paguar taksat bashkisë të asaj kohe. Letrat janë të dokumentuara në të gjitha gjykatat.
Zhivani: Gjithë këto vite jeni përballur në gjykata dhe banorët…
Shkambi: 13 vite duke informuar kryeministrin që nuk është situata mirë. Duke ia ble pronën shtetit dhe duke ta marrë me zor. Se çfarë ka ndodhur dje nuk e dimë, po ta dija kisha ndërhyrë që të mos ndodhte ajo punë. Për të ndjerin Astrit Kalaja, i ulem në gjunjë atij e familjes së tij. Është diçka aksidentale. Pavarësisht ai e ka dit historinë e pronës sonë, ka qenë gjykatës i Shkallës së Parë. E ka ditur…dhe të njëjtin fat që e dënon nipin. Ta marrin vesh tan bota, nuk ulemi ne. Djalin e vëllait e ka çuar shteti, nuk e ka bërë ai, është me shkollë. Ta marri vesh gjithë bota mbarë, plumba kanë. Ia kemi blerë shtetit. Ka çuar dy vajza me shkollë pa buk në burg. Ata do japin gjykim të përjetshëm por nuk do dalin të gjallë. Jam në pronë time, ia kam blerë shtetit.
Gjovalin Shkambi, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja ka folur ekskluzivisht për Euronews Albania, ku ka deklaruar se kush do që të jetë gjytari që do të dënojë nipin e tij Elvisin do të përsojë të njetin fat si Astrit Kalaja.
“Kushdo qoftë ai gjyqtar që do ta dënojë nipin tim Elvisin, do përballet me të njëjtën gjë. Ai gjyqtar që do ta dënojë, do përballet me plumba! S’ka gjyqtar që guxon me e dënu Elvisin, sepse do pësojë si Astrit Kalaja. Ai gjyqtar që dënon ato me Kolin e Klisman e me mua ka të njetin shpërblim, provat i dhamë, s na e përdhunon kush pronën. Nuk i druhem hakmarrjes hiç. Kush dënon atë djalë do përballet në gjykatë me plumba. Nuk ka gjyqtarë që e dënon se do ti hajë plumbat si Astrit Kalaja”, thotë Gjovalini.
Më tej, Gjovalini xhaxhai i Elvisit shprehet:
“Kemi 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit dhe gjithë qeverisë: na jepni pronën, se e kemi ble. Ja kemi ble shtetit, me letra e me ligj. E kemi ble pronën me ligj, me rregulla. Kushdo që dënon atë djalë, të njëjtën gjë ka me pësu – qoftë edhe Donald Trump e Papa – nuk ka lojë me ne. Ashtu do përfundojnë. Ne i kemi fitu të gjitha gjyqet, e kemi certifikatën. Ka 13 vjet që i shkruaj kryeministrit: Më liro pronën, ta hetojë shteti! Nuk ka lojë më me ne. Nuk kam qenë në dijeni të veprimeve të nipit”, thotë ai.
Për familjen e gjyqtarit Kalaja
“Familjes së ndjerit gjyqtar i ulemi në gjunjë, i kërkoj hallallin me kishë e me xhami. Por nëse e dënojnë atë djalë, ai do gjykohet siç u gjykua Astriti”, thotë ai.
Top Channel