Ndahen Bardhi dhe Sara? Ciftit te famshem iu ndodh e k qja

Pas postimit të saj të parë ku kërkoi të largohej për pak kohë nga rrjetet sociale për shkak të nevojës për qetësi, ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni, u detyrua të reagojë sërish.

Ky veprim erdhi pasi disa media dhe ndjekës aluduan se postimi i saj kishte lidhje me një krisje të mundshme në marrëdhënien me partnerin, Bardhin.

Sara publikoi një fotografi të familjes së saj, ku sqaron se ky reflektim nuk kishte të bënte me partnerin e saj.

“Guys, nuk reflektova ndarje në story-n tim të fundit. Për mua familja jonë është gjëja më e shenjtë në këtë botë. Nuk do guxoja kurrë të lija aludime të tilla për vëmendje as edhe një ditë me shume. Nuk kam nevojë as dëshirë për të tillë simpati apo për dy minuta famë boshe!” shkroi ajo.

Ajo tregoi se arsyeja e vërtetë e pauzës nga rrjetet sociale lidhet me shëndetin e saj mendor.

Ajo zbuloi se po pushon për shkak të ngarkesës së madhe të punëve, overthinking dhe periudhës së depresionit post-partum që po kalon.

Ajo e mbylli postimin me një mesazh për të gjithë, duke thënë se sfidat pas lindjes janë të vështira dhe se “gjithçka kalon, nëse në periudhë të tillë i jep vetes forcë, sepse s’ka asgjë që vullneti se mposhtë“.

Ky sqarim i prerë i Sarës hodhi poshtë aludimet për një ndarje.