Maria, vajza e poetit të njohur Lasgush Poradeci, ka shprehur pakënaqësi të fortë ndaj institucioneve të drejtësisë, duke akuzuar për “32 vjet vuajtje, gjyqe dhe korrupsion” në lidhje me një pronë familjare në qendër të Pogradecit.
Ajo thekson se bëhet fjalë për një parcelë toke në lulishte “1 Maji”, vetëm rreth 3 metra larg një lokali privat, e cila për shumë vite është përdorur padrejtësisht nga të tjerë. Sipas saj, edhe pse gjykatat kanë vërtetuar të drejtën e pronësisë në të gjitha shkallët e procesit, pasuria vazhdon të jetë nën shkelje.
“Kam dokumenta që nga koha e Zogut. Kam fituar në tre shkallë gjykate për të drejtën e parablerjes dhe për kontrata të pavlefshme. Por prej 32 vitesh nuk gjej drejtësi, sepse paraja i ka bërë bllok çdo rruge ligjore. Ai që e përdor pronën time si biznes fiton para mbi tokën time dhe paguan me to çdo shtetar”, shkruan Maria në Facebook.
Vajza e poetit shton se, ndonëse vendimet gjyqësore janë të formës së prerë, autoritetet shtetërore nuk i kanë zbatuar, duke i lënë hapësirë subjekteve private të vazhdojnë aktivitetin në pronën e saj.
“Tridhjetë e dy vjet – një jetë. Kam fituar në çdo gjykatë, por padrejtësia vazhdon. Shteti hesht, institucionet janë të kapura. Kurvëria e këtij sistemi nuk njeh fund,” deklaron ajo.
Reagimi i plotë i Marias, vajza e Lasgush Poradecit:
Per nje cope toke te lulishte “1 Maji” ne Pogradec, qe eshte 3 metra larg lokalit (eshte kopesht per lokalin), me dokumenta te kohes se Zogut, me Fitim gjyqi ne 3 shkalle per te drejten e parablerjes se pistes se vallzimit qe eshte ne kete toke, me Fitim gjyqi ne 3 shkalle per kontrate te pavlefshme…. kam 32 vjet gjyqeve, zyrave dhe nuk e gjej te drejten sepse paraja i ka bere bllok.
Une gjyqeve AI “pronari” i lokalit vazhdon bisnesin dhe me paret qe fiton mbi pronen time paguan cdo shtetar. Kurveria e shtetit vazhdon…. Tridhjetedyvjet —- nje jete. Si duhet te sillem une????????!!!!!!!!!!
