Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri ku dhe mesditën e kësaj të mërkure është pritur në ambientet e Kryeministrisë nga kreu i qeverisë, Edi Rama.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Adams i dha fund spekulimeve për vizitën e tij, duke sqaruar se prezenca e tij në Shqipëri synon forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe teknologjik, si dhe promovimin e kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe anasjelltas.
Gjithashtu Adams theksoi dhe rëndësinë e një linje fluturimi direkt nga Shqipëria në New York, për të cilën ashtu sikurse qeveria shqiptare janë në bizedime dhe shumë shpejt do të funksionojë.
“Faleminderit kryeministër për miqësinë tuaj dhe që më lejuat të shfaq këtu atë ccfarë kam shfaqur edhe në Neë York më të mirën e flamurit shqiptar na pëlqen të themi. Kur mendon për këtë qytet 25 vjet më parë ju kishit më pak se sa 100 drita rrugësh ndërkohë që 25 vjet më pas në këtë udhëheqje shihni një komunitet dhe qytet në lulëzim që po ecën në drejtimin e duhur, nga mungesa e ndricmit në rrugë pasja e një ministre të IA”, tha Adams.