Orinda Huta tr*ndit, rrefen l*ften 15-vjeçare për pronat: Dajat e mi me ker*enojne, duan qe mamit ti

Moderatorja e njohur Orinda Huta ka shpërthyer në një reagim emocional pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, duke e cilësuar ngjarjen si një “kambanë alarmi” për shoqërinë shqiptare. Në një postim në rrjete sociale, ajo shprehu indinjatën e saj jo vetëm për aktin e rëndë, por edhe për mënyrën se si disa njerëz në publik reaguan ndaj tij.

“Nuk e besoj dot që njerëzit duartrokasin një veprim kafshëror. Vrasja e tmerrshme e gjyqtarit është një kambanë alarmi, jo vetëm për ngjarjen, por edhe për reagimin e njerëzve më pas”, shkroi ajo, duke theksuar se mungesa e empatisë dhe gëzimi për një akt makabër tregojnë një shoqëri që po humbet ndjeshmërinë njerëzore.

Në vijim, moderatorja zbuloi se vetë ka qenë përfshirë në një betejë të gjatë ligjore prej 15 vitesh me familjarët e nënës së saj për pronësinë e një trualli familjar. Ajo rrëfeu se procesi gjyqësor ende nuk ka kaluar në shkallën e parë, ndërsa ka qenë shpesh e detyruar të përballet me padrejtësi, shtyrje të pafundme dhe madje kërcënime nga dajat e saj.

“Zoti e di sa do zgjasë, akoma s’ka kaluar në shkallë të parë, jemi ende me shtetin. Por janë tokat e mamase time dhe do i marr njësoj siç i takojnë të gjithë pjesëtarëve”, tha ajo, duke shtuar se pavarësisht zhgënjimit me sistemin, nuk e ka humbur besimin te drejtësia.

Huta e pranoi se sistemi gjyqësor shqiptar është i ngadaltë dhe shpesh i padrejtë, duke krijuar ndjenja frustrimi te shumë qytetarë, por theksoi se kjo nuk justifikon asnjë akt dhune. “E njoh mirë frustrimin e proceseve të gjata pa fund, por që të biesh dakord me krimin e ta vlerësosh… KY ËSHTË FUNDI!”, përfundoi moderatorja me tone të ashpra.

Deklarata e saj ka marrë dhjetëra reagime dhe komente mbështetëse nga ndjekësit që e kanë vlerësuar për guximin dhe sinqeritetin në trajtimin e një teme kaq të ndjeshme, në një kohë kur vrasja e gjyqtarit Kalaja ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e magjistratëve dhe respektin ndaj drejtësisë në Shqipëri.