Te ka lene gruaja! Pas deklarates se bujshme ndaj Ledjonit, s*lmohet Xum Alushi, e rende cfare i ndodhi

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Xum Allushi, është kthyer në qendër të vëmendjes pasi i ktheu një përgjigje ironike moderatorit Ledion Liço, por menjëherë pas kësaj deklarate është sulmuar nga llogari false në rrjet.

Xum Allushi iu përgjigj ironisë së Ledion Liços, i cili gjatë spektaklit të “BBVA” e kishte përmendur si “ai i proteinave që do fikte dritat e shtëpisë”.

Në videon e tij thumbuese, Xumi i referohet zërave për një krizë të mundshme mes Ledionit dhe Sara Hoxhës, duke thënë: “Po mua më kanë thënë që të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët që të hash bukë ti?”

Menjëherë pas kësaj deklarate, e cila vjen në një periudhë që qarkullojnë zëra të pakonfirmuar për jetën private të moderatorit, Xum Allushi ka bërë të ditur se është sulmuar nga llogari false.

Ai ka shpërndarë foto të profileve falco dhe komente negative, të cilat përmbajnë kritika dhe ofendime të ndryshme, përfshirë shprehje si “Je drogaxhi”.

Përballë këtij sulmi, Xum Allushi ka reaguar edhe me një video, ku iu drejtohet direkt personave që fshihen pas këtyre llogarive.

Ai u shpreh: “Epo të hapësh llogari [vetëm për të më ofenduar mua…]. Bëj diçka me jetën tënde. Do ndihesh më mirë.”

Kjo situatë tregon se deklarata e tij ka nxitur reagime të ashpra, duke bërë që ish-banori të përballet me kritika për shkak të komenteve mbi jetën private të Ledion Liços.
Ish-banori i “Big Brother VIP”, Xum Allushi, ka trazuar rrjetin me një deklaratë të papritur dhe thumbuese ndaj moderatorit të njohur Ledion Liço.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Xumi është shprehur “Ai që shiste proteinat dhe që do fikte dritat e ‘Big Brother’-it, po vazhdon punën përditë… Të paktën nxjerrim një rrogë, e hamë një çap buke. Po mua më kanë thënë që ty të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët për bukë ti?”

Përmes kësaj deklarate, ai la të kuptohet se Ledioni dhe bashkëshortja e tij, Sara Hoxha, mund t’i kenë ndarë rrugët, shkruan “Kosovarja”.

Megjithatë, vetë Ledion Liço nuk ka reaguar publikisht ndaj komenteve të Xumit, duke zgjedhur që për momentin të qëndrojë në heshtje, por nuk ka hequr asnjë postim në llogarinë e tij që ka me Sarën.

Ish-banori i Big Brother VIP, Xum Allushi, është rikthyer në qendër të vëmendjes me një thumb të drejtpërdrejtë ndaj moderatorit Ledion Liço.

Përmes një videoje në rrjete sociale, Xumi ka komentuar me ironi situatën, duke i bërë një “përgjigje” batutës që Ledioni bëri për të gjatë spektaklit.

Në videon e shpërndarë, Xum Allushi dëgjohet teksa thotë:

“Ai që shiste proteinat dhe që do fikte dritat e Big Brother, po vazhdon punën përditë, ajo puna mashallah. Të paktën e qesim një rrogë, jetojmë, e hamë një çap buke.

Po mua më kanë thënë që të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët që të hash bukë ti?”- thotë Xumi duke qeshur.

Deklarata e tij është parë si një përgjigje ironike ndaj momentit kur, gjatë spektaklit të eliminimit, Ledion Liço e përmendi duke thënë: “Ai i proteinave që do fikte dritat e shtëpisë” — një referencë ndaj deklaratave të Xumit gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, ku shpesh shprehej me bindje se do të ishte fituesi i edicionit.

Pas përfundimit të spektaklit, Xum Allushi është fokusuar në biznesin e tij me suplementet ushqimore për palestër, të cilin e promovon aktivisht në rrjete sociale.

Por me sa duket, ai nuk e ka harruar ironinë e dikurshme të moderatorit dhe ka zgjedhur momentin e duhur për t’ia kthyer me të njëjtën dozë.

Kjo video vjen në një periudhë kur në media po qarkullojnë zëra për një krizë mes Ledion Liços dhe Sara Hoxhës, lajme që deri më tani nuk janë konfirmuar nga asnjëra palë dhe mbeten të pabazuara në fakte.