Befason Florjan Binaj, “përzë” Sali Berishën: S’do e lejoj te me afrohet mua…! Ja vendimi i madh qe kam marre

Florjan Binaj ka thënë se nuk do të jetë kandidat i opozitës. Për herë të parë, aktori dhe moderatori i njohur tregoi se ka folur me të gjithë dhe nuk do të dalë në fushatë me kryetarët e partive. I ftuar në “Top Story”, Binaj e tha qartë se nuk është në këto zgjedhje për opozitën, por për qytetarët. Pavarësisht se u ngacmua disa herë nga gazetarët në studio, Binaj u shpreh:

Unë nuk kam hyrë në garë për të përfaqësuar opozitën. Unë kam hyrë në garë për të përfaqësuar qytetarët. Nuk jam këtu për të bërë dallime. Jo për të shkurtër, as për të gjatë. Po nëse ajri është i pisët, është për të gjithë. Nëse trafiku është i madh, është i madh për të gjithë. Unë i kam hyrë kësaj gare pa e ditur se do të më mbështesë kush. Nuk kisha folur me Berishën. As me Shkëlzenin. Fare, po fare.

Ka qenë i pari Adriatik Lapaj që më ka marrë në telefon. “Ore vëlla seriozisht e ke? Ne do të mbështesim. Po nëse të tjerët s’e bëjnë? Do të jem me ju i thashë”. Nuk kam folur sërish me Berishën. Unë nuk do të dal në fushatë me Berishën. Nuk do të dal në fushatë me asnjë kryetar të partive politike nuk do të dal. Ata janë mbështetës, ata nuk janë propozues. Edhe te fleta e votimit, do të jetë kandidat i pavarur. Unë jam kandidat i pavarur që mbështetem nga partitë opozitare“.

Florjan tregoi se pse kishte vendosur të kandidonte për Bashkinë e Tiranës. Aktori dhe moderatori i njohur e tha hapur se Berisha dhe opozitarët e tjerë nuk zgjodhën asnjë kandidat dhe në këto kushte vendosi të provonte për të qenë përfaqësuesi i qytetarëve në nivel lokal. I ftuar në “Top Story” të Grida Dumës, Binaj u shpreh:

Dua ta filloj me një falënderim që unë u riktheva në këtë shtëpi që kam rilindur artistikisht. Që kur kam qenë fëmijë kam dashur të vendos drejtësi gjërave. Kam ngrënë edhe dru ndonjëherë. Angazhimi im ka qenë gjithmonë, edhe pse jo gjithmonë i dukshëm. Grupi im shoqëror dhe familja më thonin gjithmonë, se pse unë nuk e provoj“, tha fillimisht ai.

Më tej shtoi: “Kushtet e deshën që në këto ditë të merrja një vendim aspak të lehtë sepse mban shumë përgjegjësi. Prisja që rrethi im të thoshte: Ç’pate? Por në fakt të gjithë po më thonin që ishte gjëja e duhur në momentin e duhur. Sepse partitë opozitare hapën krahët në një farë mënyre sepse e lanë sheshin e valles bosh. Unë dola që të ndizja edhe tek të tjerë që të kishte sa më shumë opsione. Ka ardhur koha që qytetari të jetë për qytetarin“.