Tronditen shkencetaret! Tërmet i fuqishëm 7.8 ballë, jepet al rm për tsunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ka goditur sot ngushticën “Drake Passage”, që ndodhet mes Amerikës së Jugut dhe Antarktidës, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

Fatmirësisht, për shkak të vendndodhjes së largët dhe detare, deri më tani nuk raportohet për dëme apo viktima. Fillimisht, autoritetet lëshuan paralajmërim për tsunami, por ky u anulua rreth një orë më vonë, pasi nuk u regjistruan valë të rrezikshme.

Tërmeti u ndje rreth orës 17:30 me orën lokale, në thellësi prej 10 kilometrash, ndërsa autoritetet kiliane paralajmëruan fillimisht për ndikime të mundshme në bazat ushtarake Prat dhe O’Higgins në jug të Antarktidës, si dhe në zonën Cape Horn, në jug të ekstrem të Kilit.

Ky tërmet ndodhi të njëjtën ditë kur një tjetër me magnitudë 6.7 goditi brigjet e Filipineve, duke shkaktuar alarm tsunami dhe evakuime në disa provinca.

Drake Passage është një ngushticë e gjerë rreth 1000 kilometrash, që lidh Oqeanin Atlantik me Paqësorin, dhe ndodhet midis Cape Horn (Kili) dhe ishujve jugorë të Antarktidës. Ajo njihet si një nga rrugët detare më të rrezikshme në botë, për shkak të erërave të forta, rrymave të fuqishme dhe dallgëve gjigante.

Ngushtica mban emrin e eksploruesit anglez Sir Francis Drake dhe ka qenë një rrugë jetike për lundrimet drejt Antarktidës që para hapjes së Kanalit të Panamasë. Sot, ajo shërben si një zonë e rëndësishme kërkimore për studime mbi oqeanet dhe klimën globale.