Mediat serbe e quajnë humbjen më të rëndë në histori disfatën përballë kuqezinjve në Silvinjos në Leskovac.
Goli i Manajt i ka dhënë përfundimisht fund shpresave të kombëtares serbe për t’u kualifikuar në kampionatin botëror.
Serbia pëson një nga humbjet më të rënda në histori: Piksi, ka ardhur koha! Shqipëria festoi në Leskovac dhe i eliminoi “Shqiponjat” nga Botërori.
Blic
Tragjedi dhe fundi i “idesë” së Piksit: Shqipëria në Leskovac i shoi Serbisë ëndrrat për Botërorin!
B92
Humbje që dhemb vërtetë: Shqipëria në Leskovac e largoi Serbinë nga Botërori.
Shqipëria është në vendin e dytë të renditjes pas një fitoreje historike kundër Serbisë në Leskovc.
Pas fitores me Serbinë, një festë e çmendur “shpërtheu” edhe në dhomat e zhveshjes, aty ku u bashkua dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Trajneri Sylvinho mbajti një fjalim përpara të gjithë lojtarëve, duke i thënë që është momenti i tyre për të festuar, një gjë që ata e bënë pa u menduar dy herë.
Tashmë Shqipëria është vetëm një hap larg kualifikimit historik për në “Play Off”-in e një kampionati Botëror.
Top
Kuqezinjtë deri më tani kanë grumbulluar 11 pikë dhe kanë mbetur vetëm dy ndeshje për t’u luajtur në fushatën kualifikuese, kundër Andorrës më 13 nëntor dhe pas tre ditësh me Anglinë, të dyja në Tiranë.
Nëse Shqipëria mund Andorrën atëherë kualifikimi për në “Play off” do të jetë më afër se kurrë, me një nder që duhet të vijë nga Anglia, të mundë Serbinë në Londër.
Nëse ky skenar do të ndodhë, atëherë Shqipëria do të sigurojë automatikisht “Play Off”-in.
RENDITJA:
Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë. Shqipëria mori hak për atë dhunë të paprecedentë 11 vite më parë.
Sfida e luajtur në tokën serbe solli vetëm festë shqiptare, pavarësisht provokimeve të njëpasnjëshme dhe koreve të turpshme nga ana e tifozëve vendas.
Në minutat e para serbët u dukën më kërkues, gjithsesi kuqezinjtë reaguan shumë shpejt duke provuar disa herë me anë të krosimeve të Asllanit.
Ishte pikërisht një nga këto të fundit, që në fund të pjesës së parë sollën dhe festën kuqezi. Rey Manaj, sulmuesi që u kritikua për penalltinë e humbur në Tiranë, ishte në kohën e duhur dhe në vendin e duhur që me të djathtën të lëshonte një gjuajtje të pakapshme për Petrovic, duke kaluar në avantazh kuqezinjtë.
Festa me shqiponjë e sulmuesit shqiptar “tërboi” dhe më shumë serbët, që nuk dinin më çfarë koresh raciste të këndonin.
Në pjesën e dytë, serbët tentuan të barazonin sfidën, por në çdo rast Strakosha u tregua i vëmendshëm dhe i kujdesshëm për të ndalur çdo aksion të vendasve.
Pas vërshëllimës së fundit, shpërtheu sërish festa kuqezinjtë, me Shqipërinë që qëndron kështu në vendin e dytë të Grupit K me 11 pikë, 4 më shumë se serbët.