A e njeh politika amerikane se çfarë do t’i jepte historisë politike Shqipëri -Amerikë, dalja e shtetit shqiptar të Çamërisë?
Shqipëria nuk është më një vend i fshehur në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe i rrethuar nga shtetet kufitare që donin ta shfarosnin.
Por askush nuk duhet ta harrojë historinë.
Historia e Shqipërisë ka këta kulme figurash të mëdha politike dhe historike, të cilat ende nuk i janë bërë të qartë shqiptarëve dhe historisë botërore:
Mbretëresha Teuta; Gjergj Kastriot Skënderbeu, Ali Pash Tepelena, Ahmet Zogu, Enver Hoxha dhe gjithçka në funksion të dokumentacionit historik.
Sepse kanë qenë tri perandori të mëdha që e kanë frenuar shqiptarinë, por ka qenë një perandori e madhe, Perandoria Bizantine, e cila ka qenë e drejtuar tërësisht nga shqiptarët.
Dhe të shumtë kanë qenë ata që kanë dashur ta asimilojnë shqiptarinë dhe gjuhën shqipe; por shqiptaria dhe gjuha shqipe sot është në lulëzim në tre shtete shqiptare, në tri shkolla të mëdha të gjuhës shqipe, dhe në universitete shqiptare: në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.
Kurse ndërkohë, të gjithë po presin edhe Çamërinë sepse edhe Çamëria së shpejti do të jetë një shtet shqiptar.
Por pyetja që ngrihet këtu është kjo:
A e di dhe a e njeh politika amerikane se çfarë do t’i jepte historisë politike Shqipëri -Amerikë, dalja e shtetit shqiptar të Çamërisë?
Ja këtu kemi mbetur, por nendimi politiko-juridiko-historik është se edhe historiografia amerikane, edhe politika amerikane e ka të qartë këtë çështje.
Atëherë…
Po politika shqiptare në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut a e ka të qartë këtë çështje në funksion politik, historik dhe kombëtar njëherësh? Shenjat janë se politika shqiptare e ka të qartë, por ne ende nuk po kemi akte publike dhe ndërkombëtare që ta krijojmë të plotë mendimin tonë për këtë çështje.