Tm*rr në Tiranë, dh*nohet keq biznesmeni milioner

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një person me profil biznesmen është dhunuar brutalisht nga disa individë ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “ish-Frigoriferi”, pranë bulevardit “Asim Vokshi”, një zonë e populluar dhe e mbushur me biznese e lokale, ku lëvizja në orët e mbrëmjes është e dendur.

Sipas burimeve policore, incidenti ka ndodhur rreth orës 21:30, kur biznesmeni, identiteti i të cilit për arsye hetimore nuk bëhet publik, po largohej me automjetin e tij nga një lokal i zonës. Në atë moment, ai është ndalur dhe rrethuar nga disa persona, të cilët kanë nisur ta godasin me grushte dhe mjete të forta. Dëshmitarët në vendngjarje kanë raportuar se dhuna ka qenë e ashpër dhe ka zgjatur disa minuta, derisa agresorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Menjëherë pas ngjarjes, banorë të zonës kanë njoftuar Policinë e Shtetit, ndërsa shërbimet e urgjencës mjekësore kanë mbërritur në vend për të transportuar të plagosurin drejt Spitalit të Traumës. Mësohet se ai ka pësuar dëmtime në kokë dhe trup, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm nga mjekët.

Një tjetër konflikt i dhunshëm që ka degraduar në përdorimin e thikave mes të miturve, është regjistruar në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 tek Pedonalja e Bathores. Konflikti dyshohet të ketë nisur për motive banale.

Në spital janë shoqëruar 5 të mitur me plagë të lehta me thikë, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rreziku për jetën. Sakaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Kamëz/Informacion paraprak.

Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa te mitur.

Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Kujtojmë që disa ditë më parë në afërsi të gjimnazit ‘Ibrahim Rugova’ në Kamëz, 5 adoleshentë u konfliktuan me njëri-tjetrin duke përdorur thika. Nga ai sherr i dhunshëm, dy prej tyre përfunduan në spital me plagë të rënda në gjoks. Raste të tilla janë në rritje duke alarmuar shoqërinë, duke vënë në pikëpyetje të madhe sigurinë e të rinjve si dhe rolet e institucioneve përgjegjëse.