Zgjohen shpresat e shqiptareve! Sondazhi i ri i italianëve zbulon si do ndahen mandatet me 11 Maj

“NotoSondaggi” në News24 ka zbardhur projeksionin e votës së shqiptarëve për garën e elektorate të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

prirja e votes sondazhi 1

Sipas anketimit të realizuar në Shqipëri, del në pah dhe prirja e votës së 11 majit.

Qytetarët janë pyetur nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rinovuar Parlamentin, Ju cilën parti do të votonit?!

Në përgjigje rezulton se rreth 46% e shqiptarëve të votonte për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Kjo përkrahje në zgjedhjet e 2021 ka qenë në nivelin e 48.67 %. Ndërkohë që projeksioni shkon nga 44 %  që është minimalja deri në 48 % që është maksimalja e përkrahjes.

prirja e votes sondazhi

Ndërkohë që përkrahja për Partinë Demokratike dhe Aleancën Shqipëria Madhështore përllogaritet në masën e 35 %.

Nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër, shqiptarët janë përgjigjur në maksimale PD do të arrinte 37 %, ndërkohë që vlera minimale përllogaritet në afro 33 %.

Në zgjedhjet e 2021 koalicioni i PD mori përkrahjen  e 39.43 % të votuesve shqiptarë.

Partia Mundësia e Agron Shehajt sipas sondazhit arrin në një vlerë tek 6.5%, ndërkohë që maksimalja arrin në 7.5%.

Koalicioni i Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit kuotohet në nivelin e 5.0 %, ndërkohë që vlera maksimale që synohet është 6%.

Partia Socialdemokrate e Tom Doshit arrin të ruajë po të njëjtat kuota të 2021. Sipas NotoSondaggi Tom Doshi arrin 2.5 % të përkrahjes së  votuesve.

Ndërkohë që skenari më i mirë për PSD-në e Tom Doshit arrin në 3.5 përqind.

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit arrin në 1.5%, në maksimale deri në 2%. Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës  mund të siguroje deri në 2% të votave të elektoratit dhe në rastin maksimal deri në 3%.

Kurse Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1.0% maksimalja 2 %

🗳️ Projeksioni i mandateve sipas sondazhit “NotoSondaggi”

Subjekti Politik Përqindja e Votave Mandatet e Projeksionit
Partia Socialiste (PS) 44% – 48% 70 – 75
Partia Demokratike & Aleanca Shqipëria Madhështore 33% – 37% 50 – 55
Partia Mundësia (Agron Shehaj) 6.5% – 7.5% 8 – 10
Koalicioni i Adriatik Lapajt & Endri Shabanit 5.0% – 6.0% 6 – 8
Partia Socialdemokrate (Tom Doshi) 2.5% – 3.5% 2 – 4
Lëvizja Bashkë (Arlind Qori) 1.5% – 2.0% 0 – 1
Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha) 2.0% – 3.0% 1 – 2
Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1.0% – 2.0% 0 – 1

Ky vlerësim është një projeksion i bazuar në përqindjet e votave të sondazhit dhe në sistemin aktual zgjedhor. Për një ndarje më të saktë të mandateve, do të nevojitej një analizë më e detajuar në nivel qarku, duke marrë parasysh shpërndarjen gjeografike të votave dhe efektin e pragut elektoral në secilin qark 

Shënim: Ky projeksion është një vlerësim i bazuar në të dhënat e sondazhit dhe në sistemin aktual zgjedhor. Për një ndarje më të saktë të mandateve, do të nevojitej një analizë më e detajuar në nivel qarku, duke marrë parasysh shpërndarjen gjeografike të votave dhe efektin e pragut elektoral në secilin qark.