Pasditen e së dielës, në studionin e emisionin “E diela Shqiptare”, u trajtua ngjarja tragjike e 6 tetorit, ku i riu Elvis Shkambi qëlloi në sallën e gjyqit gjyqtarit Astrit Kalaja, pas vendimit që ky i fundit mori kundër familjes së 30-vjeçarit sa i përket një prone për të cilën po “luftojnë” me breza.
Avokatja Eni Çobani, e cila një vit më parë, pikërisht më 6 tetor 2024, priti në studio Gjon Shkambin dhe banorët të cilët jetojnë në Shkollën e Rezervave në Shkodër, bëri një përmbledhje të gjatë të historisë 33-vjeçare të konfliktit të pronësisë, e cila sipas saj, daton që prej 1992 dhe është zvarritur prej dekadash nëpër dyert e institucioneve.
Çobani rrëfeu se familja Shkambi, stërgjyshi i Elvis Shkambit, Binak Shkambi Pjetraj kishte fituar pronësinë mbi Shkollën e Rezervave në Shkodër.
“Çfarë ndodh në vitin 1994? Binak Shkëmbi, gjyshi i Gjon Shkambit dhe stërgjyshi i Elvis Shkambit, që kreu dhe ekzekutimin e rëndë ndaj gjyqtarit të nderuar u bë pronar. U bë pronar me çfarë? Pikërisht me një dokument ligjor, vërtetimin e faktit juridik pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër me gjyqtar Arben Zefin. Binak Shkambi Pjetri është pronar i ligjshëm i kësaj prone dhe vendimi i Shkodrës është marrë më 31.10. 1994”, rrëfeu Çobani, e cila më tej vazhdoi me kalvarin e gjatë të familjes Shkambi të cilët pa çka se dispononin disa dokumenta dhe kanë fituar disa vendime gjyqësore për pronësinë, por që nuk janë zbatuar kurrë.
Madje sipas avokates, Gjon Shkambi në vitin 2012 është paraqitur në Ministrinë e Financave, së bashku me një përfaqësues të Bashkisë së Shkodër dhe ka blerë përfundimisht godinën duke paguar 160 milionë lekë të vjetra.
Që prej asokohe ai kërkon lirimin e godinës, mirëpo familjet të cilat jetojnë dhe që dispononin veçse një kontratë qiraje 1 vjetore nuk dalin nga shtëpitë e tyre. Për këtë arsye avokatja ka kërkuar një reagim nga Bashkia e Shkodrës me qëllim për të hedhur dritë mbi këtë kontratë dhe faktin që a merret qira ende këtyre familjeve.
“Në 2012 kanë shkuar në Ministrinë e Fianancave për ta blerë sepse ka qenë objekt shtetërore dhe njëkohësisht me përfaqësuesin e Bashkisë Shkodër, që kryetari i askokohe ka qenë Lorenc Luka. Të gjithë këta protagonistë të kësaj historie 30 e ca vjeçare duhet të dalin dhe të flasin. Dhe çfarë ndodhi pas kësaj? Gjon Shkambi ka tjetërsuar përfundimisht në favor të familjes së tij me 160 milionë te vjetra, ka blerë godinën, Gjon Shkambi e ka blerë 160 milionë dhe që nga ajo kohë ai kërkon ekzekutimin e marrjes së kësaj godine të lirë”, ka thënë Çobani.
Ajo shtoi se vendimet e kaluara ishin marrë në favor të familjes, por asnjëherë nuk ishin ekzekutuar. Sipas avokates e cila prej prillit të këtij viti ka kërkuar dokumentat në Arkivin Qendror të Shtetit, nuk rezulton asnjë dokument dhe të gjitha janë zhdukur.
Pjesë nga fjala e Eni Çobanit:
Protagonistët për ironi të fatit kanë qenë te ne pikërisht një vit më parë, më 6 tetor të 2024 dhe ngjarja, gjëma ndodhi pikërisht në 6 tetor të 2025. Ku fillon historia, këta banorë brenda një viti duhet që të largoheshin, mbaronte pikërisht kontrata e qirasë.
I kemi akoma dhe sot pas 33 vitesh, dhe këtë përgjigje unë e pres nga kryetari i sotëm a merret qira nga këta banorë që banojnë në këtë godinë. Çfarë ndodh në vitin 1994? Binak Shkëmbi, gjyshi i Gjon Shkambit dhe stërgjyshi i Elvis Shkambit, që kreu dhe ekzekutimin e rëndë ndaj gjyqtarit të nderuar u bë pronar.
U bë pronar me çfarë? Pikërisht me një dokument ligjor, vërtetimin e faktit juridik pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër me gjyqtar Arben Zefin.
Binak Shkambi Pjetri është pronar i ligjshëm i kësaj prone dhe vendimi i Shkodrës është marrë më 31.10. 1994. Familja me të drejtë, sipas ligjit të kohës, i është drejtuar komisionit të kthimit të pronave Shkodër, ku të përbërë nga 5 anëtarë me kryetar Artan Roin ka fituar të drejtën e kthimit jo të gjithë sipërfaqes 66 mijë katrorë, por të 18 mijë metra katrore. Pjesa tjetër nuk i është njohur. 18 mijë janë njohur ku bën pjesë dhe kjo pronë. Kanë qenë dy djem të kësaj familje që janë marrë me pronat.
Është Pal Shkambi dhe Gjon Shkamib, dy djem xhaxhallarësh, të cilët kanë luftuar, Pal Shkambi medaljet metalike, ndërsa Gjon Shkambi ka vazhduar me marrjen e kësaj ndërtese që flasim sot. Më pas në 2002 në Gjykatën e Shkodrës, gjyqtare Valbona Duro me palë Mark Shkambin, babai i Gjon Shkambin, ka qenë gjallë dhe i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë, ku është paditur komisioni i kthimit të pronave pranë bashkisë Shkodër dhe ka vazhduar me saktësimin e pikës së parë, ku janë njohur 6 mijë metra katrorë ku ndodhet kjo shkolla, shkolla e rezervës që sot është kthyer në shtëpi banimi. Pra këto objekte që kanë qenë shtetërore ju dha e drejta nga Gjykata për tu privatësuar.
Me këtë gjyq, Gjon Shkambi fitoi përfundimisht të drejtën e parablerjes se të drejtën për pronar ja dha 96. Kjo pronë më pas nuk është apeluar, se është shumë e rëndësishme për ta thënë, edhe komisioni i rikthimit Shkodër dhe bashkia nuk e kanë apeluar, vendimi ka marrë formë të prerë, Gjoni është njohur si pronar dhe i është njohur e drejta e parablerjes. Dhe çfarë ka ndodhur? Në 2012 kanë shkuar në Ministrinë e Fianancave për ta blerë sepse ka qenë objekt shtetërore dhe njëkohësisht me përfaqësuesin e Bashkisë Shkodër, që kryetari i askokohe ka qenë Lorenc Luka.
Të gjithë këta protagonistë të kësaj historie 30 e ca vjeçare duhet të dalin dhe të flasin. Dhe çfarë ndodhi pas kësaj? Gjon Shkambi ka tjetërsuar përfundimisht në favor të familjes së tij me 160 milionë te vjetra, ka blerë godinën, Gjon Shkambi e ka blerë 160 milionë dhe që nga ajo kohë ai kërkon ekzekutimin e marrjes së kësaj godine të lirë.
Në vitin 2011 Pali, djali i xhaxhait të Gjonit ka filluar një gjyq sepse Binakut i janë njohur 66 mijë, 18 mijë ja njohu Komisioni, ata pretendonin për 66. Me vendimin e formës së prerë të Apelit ku relatori në 2021 ka qenë Astrit Kalaja i cili ka rrëzuar kërkesën e Pal Shkambit dhe nuk ka njohur familjen Shkambi në 2021.
Themelin e kësaj prone e ka gjykuar Kalaja në 2021. Unë nuk e di si i ka rënë sërish të njëjtin gjyqtar, një pronë tjetër e familjes Shkambi, tjetër gjë ka qenë gjykimi që ka bërë Kalaja, por në bazë jemi po me të njëjtin dokument ku zoti Kalaja me të drejtë ka thënë më sillni dokumenta, dokumentat sot të familjes Shkambi janë djegur, janë zhdukur dhe për këtë unë flas në vetën e parë.
Për të gjithë ata që thanë Zzonja Eni ja zgjidhi problemin? Unë ju them kjo zonja nga prilli 2025 kam një korespodencë me arkivin qendror shqiptar ku ju kam kërkuar të gjithë dokumentacionin dhe nuk njihet emri Binjak Shkambi Pjetra, atëhere si ka mundësi që ky zotëri ka fituar një pronë, ka kaluar në gjithë këto gjyqe, e kanë marrë në dorë mbi 20 gjyqtarë, vendimet kanë marrë formë të prerë dhe sot nuk ekzistojnë dokumentat.
Dokumentat janë djegur, nga pala e banorëve pretendohet falsifikim, nuk e di me çfarë marrëdhënie juridike vazhdojnë qëndrojnë se kishin 12 muaj qiranë dhe përgjigjen udhët ta japë Bashkia Shkodër. Kemi Gjonin me certefikatë të rregullt ligjore që nuk u vu kurrë në ekzekutim, dhe fatkeqësisht në vendimmarrjen e fundit është rikthyer për rigjykim. Ky ishte vendim i që çoi në atë humbje logjike të një djali 30-vjeçar, më vjen shumë keq që është ndërmarrë ky akt kriminal kundrejt një gjyqtari.