Më i lumtur se kurrë! Sali Berisha jep lajmin e madh: Donald Trump sot do

Në konferencën me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ja ka kushtuar një pjesë të mirë të fjalimit të tij të përditshëm, zhvillimeve në Lindjen e Mesme. Me entuziazëm të madh, ai e cilësoi sot një ditë historike për botën, teksa u shpreh se faza e parë e planit të presidentit Donald Trump për paqen në Lindjen e Mesme u zbatua me sukses.

Pas tërheqjes së ushtrisë izraelite, Hamasi liroi të gjitha pengjet e gjalla dhe riktheu pengjet e vdekura. Presidenti Trump ndodhet aktualisht në Izrael dhe do të vizitojë edhe Egjiptin, duke sjellë një mesazh për një fillim të ri në rajon.

Sipas Berishës, kjo marrëveshje diplomatike është një nga aktet më të vështira në historinë e Lindjes së Mesme dhe përbën një sukses të jashtëzakonshëm.

Por sot është një ditë historike për mbarë botën.

Faza e parë e planit të presidentit Donald Trump për paqen në Lindjen e Mesme u zbatua me sukses.

Pas tërheqjes së ushtrisë së Izraelit në linjat e caktuara, Hamasi liroi të gjitha pengjet e gjalla dhe rikthen pengjet e vdekura.

Presidenti Donald Trump ndodhet aktualisht në Izrael dhe do vizitojë edhe Egjiptin me një mesazh të madh: fillim i ri.

Kjo marrëveshje është rezultat i një përpjekje të jashtëzakonshme, i triumfit të një diplomacie eficente.

Është një nga aktet më të vështira të regjistruara ndonjëherë në historinë e diplomacisë.

Është ndoshta një sukses i pashoq.

Në të vërtetë, kjo marrëveshje e bën Lindjen e Mesme më të sigurt dhe një fillim i ri për popujt e rajonit është një e ardhme krejt tjetër, një e ardhme e ndritur që ato meritojnë.

Dua të theksoj me këtë rast se në këtë proces ka pasur një seri momentesh, por do veçoja moment kulmor gjunjëzimin e Iranit nga bombardimi i zonave ku ai pasonte uraniumin dhe ndërprerja e luftës pas këtij bombardimi midis Izraelit dhe Iranit.

Pra, sot në Sharm el Sheik ka një konferencë ku marrin pjesë 20 shtete, që do kontribuojnë për paqen dhe rindërtimin e Gazës.

Le të shpresojmë dhe urojmë që fillimi i ri të jetë kapitulli më i bukurg që ai rajon ka njohur në historinë e tij.