Cfare u be me leket? Reagon Dionis Biba pas lajmit se është arrestuar për fitimin bastit të 55 mijë eurove

Fituesi i “Ferma VIP”, Dijonis Biba, ka reaguar menjëherë pas lajmeve dhe spekulimeve në rrjetet sociale se ai ishte arrestuar, apo po hetohej nga policia, për shkak të bastit të fituar prej 55 mijë eurosh.

Dijonis Biba tërhoqi vëmendjen e opinionit publik pasi shpërndau një skedinë ku kishte vënë bast 10,000 euro për fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë, bast që rezultoi fitues me një vlerë prej 55,000 euro.

Megjithatë, ky veprim u shoqërua me zëra se policia po e hetonte, pasi bastet sportive janë të ndaluara me ligj në Shqipëri.

Për t’i dhënë fund spekulimeve, Dijonis Biba ka postuar një sqarim në InstaStory, duke treguar qartë se nuk ka qenë ai personi që e ka vendosur bastin.

Ai ka ripostuar foton e skedinës ku shkruhej: “Heu kush e ka fut kyt bilet more?” dhe ka shtuar një mesazh të drejtpërdrejtë: “Në asnje moment nuk kam thënë që e kam vendos un. Pse hapni panik kot.”

Ky reagim, i cili sqaron se nuk ishte ai autori i bastit, hedh poshtë thashethemet për hetim apo arrestim, duke treguar se Dijonis Biba po distancohet nga akuzat për shkelje të ligjit.