“Ia bëja qejfin në çdo mënyrë, por ai më tradhtoi me shoqen e ngushtë! Gruaja e martuar nga Tirana: Cfare të bëj per ti marre hkun?!”

Një histori e dhimbshme tradhtie ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, nga një grua që ka zgjedhur të ndajë plagën e saj të thellë, një histori që fatkeqësisht prek shumë familje shqiptare.

Mesazhi i saj është një kërkesë e dëshpëruar për të kuptuar pse dashuria, përkushtimi dhe besnikëria nuk mjaftuan për ta mbajtur martesën e saj të pathyer.

Ajo tregon se ka qenë gjithmonë një nënë dhe bashkëshorte e përkushtuar, duke e plotësuar burrin “si në shtrat, si në jetë, si në familje”. Thotë se e kishte marrë me dashuri, pa pasuri e pa interesa, dhe se gjithçka e kishin ndërtuar bashkë me mund, respekt dhe ndjenja të pastra.

Por gjithçka u shemb në momentin që zbuloi fotografitë intime në telefonin e burrit, me një femër që ai e kishte prezantuar gjithmonë si “shoqe të ngushtë, si motër”.

Ky zbulim, siç tregon ajo, e ka futur në një krizë të thellë shpirtërore, duke e bërë të pyesë me dhimbje:

“Çfarë kërkojnë meshkujt? Si duhet të jetë një femër që mos t’i bëjnë gjëra pas shpine?”

Zhgënjimi i thellë e ka çuar atë deri në mendime hakmarrjeje, vetëm për të kuptuar pse dhe sa mund të lëndojë një tradhti. Një reagim njerëzor, por që tregon peshën e dhimbjes dhe humbjes së besimit.

Kjo histori nuk është thjesht rrëfim personal, është një pasqyrë e realitetit që shumë gra përjetojnë në heshtje. Ajo ngre një pyetje të rëndësishme për të gjithë: pse ndodh tradhtia edhe aty ku ka përkushtim maksimal?

Ndoshta përgjigjja nuk qëndron te “çfarë kërkojnë meshkujt”, por te mungesa e sinqeritetit, e respektit dhe e vlerësimit për njeriun që ke në krah.

Ky rrëfim është një kujtesë e dhimbshme se dashuria nuk mjafton pa respekt dhe sinqeritet. Kur njëra palë e jep shpirtin për lidhjen, tjetra nuk duhet ta shkelë me pabesi.

Mesazhi i saj i plotë i dërguar në redaksinë tonë:

Jam një mami e një fëmije dhe kam shumë vite martesë. Jam e mbajtur si femër e përkushtuar në familje, e respektueshme, besnike dhe e doja shumë burrin dhe familjen. Derisa mora vesh që burri më tradhtonte, dhe pse unë e plotësoja si në shtrat, si në jetë, si në familje. Besnike në maksimum, një nënë e përkryer, guzhiniere dhe njeri shumë e dashur. Lind pyetja: çfarë kërkojnë meshkujt? Si duhet të jetë një femër që mos të bëjnë gjëra pas shpine? Më vjen shumë keq me veten sepse sinqerisht e kam dashur, e kam vlerësuar dhe i jam përkushtuar shumë. Kurrë nuk kam menduar për dikë tjetër. E kam marrë me dashuri dhe pa asnjë pasuri, makinë apo shtëpi, çdo gjë e kemi ndërtuar bashkë. Çfarë kërkojnë meshkujt më shumë? Ju lutem dua një mendim, sepse kam rënë në depresion nga mërzitja, sa që po mendoj shumë herë ta tradhtoj dhe unë që të kuptoj sa më ka lënduar. I gjeta në telefon fotografi në momente intime me një femër që gjoja e kishte shoqe të ngushtë, si motër, kështu ma kishte prezantuar gjithmonë.”