“Kemi ngrënë bukë në një shtëpi por ajo më…”, Kiara Tito nxjerr zbuluar Dojna Memën: Ja pse me perdori ajo mua

Moderatorja Kiara Tito ka nxjerrë “zbuluar” Dojna Memën e cila një javë më parë tha se Kiara e ka hequr nga Instagrami pa arsye.

Në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, Dojna Mema tha pak ditë më parë: Kiara më ka hequr nga ‘followers’ dhe nuk e di se pse, kot. Ndonëse nuk e komentoi më gjatë, Dojna Mema la të kuptohet se ka mbetur e zhgënjyer.

Por mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Goca dhe Gra”, Kiara Tito ka thënë se nuk ishte ajo që hoqi Dojnën nga rrjeti social ndërsa shtoi se kanë ngrënë bukë në një shtëpi.

“Unë u habita kur e pashë si deklaratë. Nuk e kisha vënë re. Shyqyr që sot e kësaj dite ekzistojnë disa dashamirës që e dimë më mirë ata se vetë ne se çfarë ndodh. Nuk e kam hequr nga Instragrami por më ka hequr ajo vetë.

Të diskutosh këtë sot është diskutim adoleshëntësh. Kemi qenë kolege, kemi qëndruar në shtëpitë e njëra-tjetrës. Nëse do ishte merakosje kaq e madhe do ishte bërë kjo bisedë jashtë studiove televizive, po jo hajde themim emrin e Kiarës dhe të klikohemi.

Unë si Kiarë kurrë nuk bëj karrierë apo të marr klikime me emrat e të tjerëve. Unë nuk mbaj mëri se jeta është shumë e shkurtër. Unë e di se kush jam dhe çfarë bëj.”-tha Kiara Tito.