Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari paraqiti raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024, duke iu përgjigjur pyetjeve nga anëtarët e Komisionit Çështjeve Ligjore.
Por, ndonëse diskutohej një temë serioze, nuk munguan batutat dhe ironitë, të cilat sollën momente të lehta dhe të qeshura në sallë. Debati më i spikatur ndodhi ndërmjet kreut të komisionit, Ulsi Manja, dhe deputetit të PD-së, Saimir Korreshi. Kur Manja i dha fjalën Korreshit për të drejtuar pyetje ministrit, ai e këshilloi të ishte i shkurtër dhe pa shumë komente:
Manja: “Pa shumë komente te fjala, se ti çdo koment e merr me referencë nga Lushnja, po s’besoj se do na hyjë në punë te Kodi Penal.”
I njohur për humorin e tij, Korreshi iu pergjigj: “T’i hyn te ai zanati im te tokat, unë me tokat jam marrë Ulsi… Ore meqë ai kryeministri s’po vjen, se mori malli, ta puthim një herë, na mori malli o burrë i dheut…”
Manja nuk e la pa përgjigje dhe e kthente me një tjetër batutë, duke bërë të qeshnin të gjithë:
Manja: “Ti dhe po erdhi, nuk e mbërrin dot.”