Valbona “ tradhëton” Jozin dhe i del në krah Gjestin, emocionuese çfarë i bën ajo këngëtarit

Mbrëmjen e djeshme, në shtëpia e “Big Brother VIP Albania” u kthye në një ambient festiv, pasi Gjesti dhe Egli kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasmë simbolike, e cila solli emocione këngë dhe kërcime.

Në këtë dasëm të veçantë morën pjesë edhe opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku, si dhe disa nga ish-banorët e këtij formati, të cilët u bënë pjesë e festës dhe u argëtuan së bashku me çiftin.

Atmosferën festive e ngritën edhe më shumë këngëtarja e njohur Remzie Osmani dhe vëllai i saj Nexhati, të cilët performuan live për të ftuarit, duke i dhënë mbrëmjes në një dasme të vërtetë shqiptare.

Një moment që tërhoqi vëmendjen gjatë ceremonisë ishte urimi i Valbona Mhillit për Gjestin, ku ajo i uroj fitoren dhe i tha: “Mos u kthe pa kurorë!”.

Kjo deklaratë u komentua gjerësisht, sidomos për faktin që Valbona dukej se mbështeste hapur këngëtarin pejan, pavarësisht lidhjes së ngushtë që kishte me Joz Markun.