Edi Ramës po i afrohet l*ku?? Dumani bën deklaratën e bujshme për McGonigal: Nga SHBA eshte kerkuar qe

Pas muajsh heshtjeje, kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka konfirmuar ditën e djeshme se hetimet për dosjen e bujshme “Rama- McGonigal” janë në zhvillim aktiv, ndërsa paralajmëroi se priten materiale të tjera zyrtare nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, kryeprokurori special Dumani u pyet drejtpërdrejt nga deputeti Ivi Kaso lidhur me ecurinë e hetimeve për këtë dosje që lidhet me takimet dhe

marrëdhëniet e dyshimta mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. “Kjo çështje ndodhet ende në fazë hetimi paraprak. Janë kryer veprime të shumta në territorin shqiptar, por pritet ndihma e autoriteteve të huaja, të cilave u është dërguar kërkesë për asistencë juridike,” deklaroi Dumani. Ky konfirmim zyrtar tregon se çështja nuk është mbyllur, por përkundrazi ndodhet në një moment vendimtar. Hetimi që ka zhvilluar drejtësia amerikane ka nxjerrë prova të forta që përfshijnë Edi Ramën, dhe aktualisht SPAK ndodhet në pritje të përgjigjeve nga Uashingtoni. Sapo të mbërrijnë dokumentet e kërkuara, pritet që çështja të marrë një drejtim të qartë, me pasoja të mundshme të rënda politike dhe penale.

Hetimet në SHBA

Kujtojmë se Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DOJ) publikoi disa javë më parë raportin e investigimit të tij për ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Ky i fundit u shpall fajtor dhe u dënua në fund të vitit të kaluar për një sërë akuzash duke përfshirë lidhjet e tij me oligarkë rusë të sanksionuar dhe fshehje të udhëtimeve në Shqipëri. Në këtë raport flitet edhe për lidhjet me “Personin A” (i identifikuar si shqiptari Agron Neza) dhe “Personin B” (i identifikuar si ish-zyrtari shqiptar Dorian Duçka). Në investigim përmenden edhe udhëtimet e McGonigal në Shqipëri dhe takimet me kryeministrin Edi Rama. Në raporti thuhet se gjatë vitit 2017, Dorian Duçka organizoi një darkë private midis McGonigal dhe Kryeministrit Edi Rama në vendin tonë. Ky i fundit u takua sërish më ish-drejtuesin e FBI-së edhe në nëntor të 2017 sërish në Shqipëri.

“Më 9 shtator 2017, McGonigal i dërgoi një mesazh një fotografi të tij me Kryeministrin një miku personal dhe i dërgoi një mesazh një miku tjetër personal se Kryeministri po reformonte drejtësinë (në Shqipëri) dhe se kjo paraqiste “mundësi të shumta”, thuhet në raport. Nuk dihet çfarë nënkuptonte ai me “mundësi të shumta”. Duhet nënvizuar se takimet me McGonigal i ka pranuar edhe vetë Rama. “E kam takuar dhe do e takoja sa herë të kthehesha prapa sepse unë në takimet e mia jam kryeministër i Shqipërisë dhe vlerësoj se në të gjitha rastet kur më kërkohet takim nga zyrtarë amerikanë, evropianë apo të vendeve aleate, jam gjithmonë i gatshëm t’i pres”, është shprehur Rama kohë më parë. Në raport, thuhet se McGonigal i ka fshehur kontaktet e tij me Duçkën dhe udhëtimet me të, siç duhej të bënte sipas politikës së FBI-së dhe si kusht për lejen e tij të sigurisë.

Ku kanë “ngecur” hetimet e SPAK?

SPAK ndërkohë ka zhvilluar disa veprime konkrete në lidhje me këtë dosje. Më 26 tetor 2023, SPAK mori 4 orë në pyetje Dorjan Duçkën, këshilltar i Edi Ramës dhe drejtor i një kompanie mafioze kinezo-ruse që ka aktivitet dhe në Shqipëri, me pronarë oligarkë të sanksionuar e dënuar nga SHBA. Më 22 janar 2024, SPAK mori 6 orë në pyetje Agron Nezën, i përfshirë aktivisht në skandalin e aferës korruptive “McGonigal-Rama”, si sekser biznesesh e korrier milionash te ish-agjenti i FBI, dhënë nga Edi Rama për skema lobimi e goditjesh politike në Shqipëri. Më 15 janar 2024, gjatë një takimi me studentët në Shkodër, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, pyetjes për hetimin e Edi Ramës lidhur me dosjen “McGonigal”, iu përgjigj: – Hetimi është në proces. Kush është implikuar do merret në pyetje, mbasi ne shikojmë vetëm provat e jo postet.

Drejtuesi i SPAK e tha qartë, që Edi Rama është skeduar si subjekt në hetimin e dosjes “McGonigal”, për sa i përket aferave të bëra në Shqipëri, me këshilltarin e tij Dorjan Duçka dhe me sekserin Agron Neza, ndërsa për të tjerat, Edi Rama ka punë me Drejtësinë Amerikane. SPAK ka marrë në pyetje Agron Nezën, i skeduar si “Personi A” dhe Dorjan Duçkën i skeduar si “Personi B”; të cilët, kanë vepruar me porosi të kryeministrit Edi Rama, për llogari të interesave të tij e bashkë me të. Nuk dihet nëse është marrë Rama në pyetje nga SPAK, por nga deklarata e djeshme e Dumanit, gjithçka duket se varet nga dokumentacionet që do të mbërrijnë nga SHBA dhe prej tyre mund të varet edhe fati politik i Edi Ramës.