N*mi ne Vlore, policia ne gjume, ja cfare po ndodh ne fshatra, nje h*jdut po i merr ne q*fe, ja ‘pasioni’ i tij

Në fshatin Bishan të Vlorës, në mesnatën e datave 13-14 gusht 2025, ndodhën një seri grabitjesh që tronditën komunitetin lokal.

Familja e Vezir Bullës humbi tre lope hollandeze dhe një pelë, ndërsa kjo e fundit, u gjet e ekzekutuar me dy plumba në shpatull. Por policia e cilësoi ngjarjen si aksidentale.

“Më kanë vjedhur disa e disa herë, por kësaj here ishte shumë e madhe. Kjo ka ndodhur në datën 13-14 gusht. Kyçin e sallës e kanë prerë dhe kanë hyrë brenda. Kanë prerë dhe hekurin e derës dhe kanë vjedhur tre lopë holandeze.

Pasi më vodhën lopët, më ngeli vetëm pela. Pela u ka shpëtuar, kur e pashë pelën në tokë të vrarë me të katërta këmbët e lidhura. Ia kishin lidhur këmbët që ta fusnin në makinë, por nuk ia arritën dot.

Jam shumë i prekur si nga ana ekonomike edhe nga ajo shpirtërore. Kam që në ’92, i lija këtu ikja në emigrim, i gjeja prapë këtu. E lashë emigrimin, merresha me ato. Unë nuk jam i vetmi që më kanë vjedhur”, tha Vezir Bulla.

Situata është e rënduar nga fakti, që në fshat janë grabitur rreth 50 stalla, duke shkaktuar panik dhe dëmtuar thellë ekonominë e banorëve. Në vendin ku u vra pela, afër rrugës ku janë kryer grabitjet, dyshohet se autorët janë të njëjtë, por hetimet nga policia dhe prokuroria kanë ngecur.

“Kam pasur stallën këtu, në mars më vodhën lopën e parë. Donte edhe dy javë që të pillte. Mora lekë borxh dhe mora një lopë tjetër me viçe, në nëntor ma vodhën edhe atë. Policia fle gjumë”, tha një banor i fshatit.

“Janë grabitur rreth 50 stalla. Edhe qen na kanë vjedhur. Më kanë vjedhur pesë qenë gjahu. Pelën e morën dhe e pushkatuan, i plotfuqishmi i zonës thonë që ka qenë aksident”, një tha një grua, banore e fshatit./TvKlan