“Urdhrat që mori Sali Berisha nga Beogradi në ’92…” / Spartak Ngjela: Ja ngjashmëria e Sali Berishës me Enver Hoxhën

vokati i njohur, Spartak Ngjela ka rikthyer sërish vëmendjen te figura e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e krahasuar hapur me Enver Hoxhën dhe me mënyrën se si ky i fundit trajtonte kundërshtarët politikë. Në një analizë të gjatë, Ngjela thotë se në Shqipëri po shihet një përpjekje për të rehabilituar Enver Hoxhën, ndërsa thekson se edhe Berisha ka ndjekur të njëjtën logjikë të “armikut të klasës” gjatë viteve të pushtetit të tij. Ai zbulon se në vitet ’92–’97, Berisha ka vepruar me urdhra dhe orientim nga Beogradi, duke i shkaktuar dëme të mëdha vendit, ndërkohë që rolin kryesor për rikthimin e drejtësisë e sheh tek ndërhyrja amerikane dhe veprimi i SPAK.

Ja çfarë thotë Spartak Ngjela

“Nga analizat e sotme në shtyp po shihet se kërkohet të rehabilitohet Enver Hoxha për t’ia hequr të gjithë analizën që i është bërë si vrasës i kundërshtarëve të tij politik me anë të proceseve fas, dhe si një diktator gjakatar. Unë e kuptoj se kështu ecën historia për figurat historike, dhe duhet thënë se idetë komuniste e socialiste janë ende në forcë në Shqipëri, në lidhje me mbajtjen e një pushteti politik të paligjshëm. Kjo ndodh sepse edhe ata që sot janë në grupimet e djathta, metodën e luftës së klasave, e kanë doktrinën e tyre politike: prandaj këta po e shohim gjithmonë kundërshtarin politik si armik. Por kjo në fakt është ekzistenca njohur nga psikologjia e krimit mesjetar në Shqipëri. Po çfarë është kjo ngjashmëri kaq e ngushtë e Sali Berishës me doktrinën e “armikut të klasës” që krijoi Envet Hoxha në Shqipëri? Kjo po ndodh sepse ngarkesa psikologjike e eliminimit të kundërshtarit politik, me çdo mjet, vijoi në Shqipëri edhe në vitet 90′ të Shekullit që kaloi, me psikologjinë e Partisë së Punës, nëpërmjet Sali Berishës, në vitet 1992 – 1996, madje edhe më tej, dhe, edhe sot. E keni parë retorikën politike të Sali Berishla që është me një zhargon enverist, pavarësisht se ai vetë hiqet si një antikomunist dhe antienverist i flakët? Por çfarë vë re analitika politike amerikane në lidhje me këtë figurë? Ajo na tregon se krimi politik për eliminimin e kundërshtarit politik në Shqipëri, deri sa në pushtet ka qenë Sali Berisha, ishte në esencë i njëjtë me metodën e Partisë së Punës, në lidhje me kundërshtarin e kryetarit të partisë.

Urdhrat nga Beogradi

Por pse po na vjen kjo ngjashmëri historike drejt pushteti, psikologjikisht, po njëlloj si pushteti i Enver Hoxhës? Sepse këta individë që erdhën në pushtet me anë të asaj që ata i thanë demokraci, deri tani kanë sjellë vetëm dëm ekonomik dhe në çdo hap politik ata kanë dashur të pështyjnë interesin dhe personalitetin e Shqipërisë. Dhe faktet e reja të ardhura nga politika e miqësisë së Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregojnë që në vitin 1992 – 1997, pushteti politik i bëri të gjitha dëmet ekonomike në Shqipëri, me urdhër dhe orientim të Beogradit Por Shqipërisë i morën të keqen, sepse këta shqiptarë të shitur ishin mendje shumë të vogla dhe antikombëtare, prandaj edhe sot, kjo histori pa efekt patriotik e politikës së sotme, po sjell gradualisht kërkesën për imitimin e Enver Hoxhës.

Prandaj demokratët me nivel të lartë intelektual duhet ta vlerësojnë historinë si histori, me të mirat dhe të këqijat e çdo sistemi politik që ka kaluar në Shqipërinë e pavarur, që nga viti 1912. Sigurisht që diktatura e Partisë së Punës dhe e Enver Hoxhës e ka marrë analizën e vet, por ata që ende nuk dinë të bëjnë analizë historiko – politike, nuk arrijnë dot ta kuptojnë se diferenca sot vjen dhe del në pah me figurën antikombëtare të Sali Berishës, së cilës tani analitika historike e Shteteve të Badhkuara ia ka thënë të gjitha dëmet që ai i ka sjellë Shqipërisë, si një orientim i drejtuar nga armiqtë historik të çështjes shqiptare: nga Athina në Beograd dhe nga Beogradi në Moskë. Dhe… Koha sigurisht që do të ecë në favor të shqiptarisë, sepse tani ajo është me dy shtete – Kosovën dhe Shqipërinë, që janë pranuara me forcë të veçantë në arenën ndërkombëtare, dhe kjo ngjarje i tha historisë së Shqipërisë se Beogradi që mori pushtetin në Shqipëri në vitin 1992, pavarësisht nga dëmi ekonomik, nuk i solli Shqipërisë atë dëm që ai kishte dëshiruar.

Sepse erdhi një kohë kur në vitin 2008, shqiptaria i shkëputi Serbisë shtetin e Kosovës, ngjarje kjo që pushtetit autokratike serb në Beograd, i solli dëmin më të madh në njëqind vitet e fundit, duke filluar që nga viti 1912, kur Shqipëria shpalli pavarësinë e saj. Prandaj sot Beogradi nuk ka më asnjë forcë që të ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë dhe Kosovës, sepse këta dy shtete janë në aleancë të ngushtë me superfuqinë unike të botës: me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe këtu vjen e mbyllet çdo diskutim për sigurinë e dy shteteve shqiptate në Gadushullin Ilirik. Kurse çështja mbetet tani tek dy lidershipet politike në Tiranë dhe në Prishtinë, kur po kuptohet se, jo kryeministri i Kosovës, por kryeministri Rama i Shqipërisë nuk është me çështjen kombëtare. Por, të gjithë antishqiptarët që janë sot në pushtet, të gjithë frikën e kanë te politika amerikane, e cila tani në Shqipëri ka ardhur edhe ushtarakisht në qytetin e Kuçovës, ku ka qenë një bazë ushtarake me mbi 200 avionë luftarakë gjatë periudhës komuniste në Shqipëri, në vitet 1945 – 1990. Dhe duhet theksuar se të gjithë këta avionë u shkatërruan nga banditizmi shtetëror 1992- 1997. Por koha ka ardhur për eliminimin e kësaj të keqeje të madhe, edhe për kryeministrat, por edhe për presidentët që janë marrë me këtë masakër antikombëtare, dhe sigurisht, edhe me atë tjetrën që prishi në Shqipëri rreth 500 uzina dhe fabrika, të cilët populli shqiptar i pati ndërtuar me mundin e tejmë fizik. E pra, tani kjo kohë ka ardhur. Por të shohim se çfarë do të bëjë për këtë çështje SPAK, që e ardhmja morale të vendoset sa më shpejt në Shqipëri.”