Tr*ndit me rrefimin Genta Ismaili: Jam e semure, prej kohesh po e mbaj fshehur, por zbulojeni qe mua po

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli ka ndarë me fansat një problem shëndetësor që e shqetëson prej kohësh dhe është duke e penguar të vazhdojë të performojë projektet e reja në skenë.

Në një intervistë në KlanKosova, ajo tregoi se po vuan nga një problem serioz në qafë, i cili është pasojë e viteve të shumta të performancave energjike në skenë.

“Kam pasur një lëndim në qafë prej vitesh për shkak të vallëzimeve të shumta që kam bërë në koncerte. Kam bërë trajtime, por fatkeqësisht nuk kanë dhënë rezultatet që prisja,”  u shpreh këngëtarja.

Ajo është përkeqësyar në momentin që po përgatiteh të rikthehej me projektin e ri në skenë, gjatë kohës së provave me me valltarët dhimbja e qafës ju përkeqësua. Genta e prekur emocionalisht tregoi edhe se ndihet keq që nuk mundet të kërcejë dhe performojë si më parë pasi pasi vallëzimi dhe performanca janë pjesë e pandashme e identitetit të saj.

“Mendova se isha shëruar dhe nisa stërvitjet për skenë, por gjatë provave me valltarët, qafa më është lënduar sërish. Për këtë arsye vendosa të anuloj videoklipin që po përgatisja. Kam pasion vallëzimin, dhe ndjehem shumë keq që nuk mund ta bëj si më parë,” tha ajo.

Fansat e këngëtares shpresojnë që shumë shpejtë ajo do të kthehet me energji si më parë në skenë.