Edi Rama bën reagimin e fortë për Big Brotherin e Gjestit: Ja cdo u ndodhë banorëve, Sali Berisha ka…(Video)

Në zgjedhjet e 11 majit, tre ish-banorë të “Big Brother VIP Albania” – Armaldo Kllogjeri, Fotini Derxho dhe Jetmir Salaj – do të jenë në garë për një vend në Kuvendin e Shqipërisë.

Ky fakt ka marrë vëmendje edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili komentoi me ironi fenomenin duke krahasuar realitetin politik me popullaritetin e spektaklit televiziv:

“Njësoj si ata të shkretët, njerëzit e kënetës që u futën me kokë në primare dhe si përfundim, nxori më shumë Big Brother-i kandidatë në listat e kënetës, sesa ç’nxorën primaret. Më vjen shumë keq, por ato sondazhet janë të vërteta.”

Rama la të kuptohet se trendi i famës po zëvendëson gjithnjë e më shumë proceset tradicionale politike.