Dh*mbje e madhe! Po ktheheshin nga një festë ditëlindje, vd*sin tr*gjikisht tre persona

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Asiago të Italisë në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën tre të rinjve dhe ka plagosur dy të tjerë. Sipas mediave italiane, aksidenti ndodhi rreth orës 03:30 në rrugën Via Verdi, pranë rrethrrotullimit që çon në Parkun Millepini, kur automjeti Peugeot 207 me pesë të rinj humbi kontrollin dhe u përplas me forcë në skulpturën qendrore të rrethrrotullimit.

Grupi i të rinjve, të gjithë në të njëzetat, kishte ardhur në zonën Altopiano di Asiago për të festuar një ditëlindje. Ata po ktheheshin nga Via Lavarone, kur për shkaqe ende të paqarta, shoferi humbi kontrollin e automjetit në fund të një disheze. Sipas dëshmive të para dhe gjurmëve në asfalt, makina lëvizi me shpejtësi shumë të lartë, gjë që ka bërë që përplasja të jetë fatale.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e zjarrfikësve, policia, karabinierët dhe ekipi i urgjencës Suem 118, të cilët janë përballur me një skenë dramatike. Tre nga pasagjerët, dy prej të cilëve ishin nga Lusiana dhe një nga Creazzo, u gjetën të pajetë brenda automjetit të shkatërruar plotësisht. Një tjetër i ri u nxor me vështirësi nga rrënojat dhe u transportua me urgjencë në spitalin Bassano del Grappa, në gjendje kritike, por mjekët raportojnë se jeta e tij tashmë nuk është në rrezik. Ndërkohë, personi i pestë, në mënyrë pothuajse të pabesueshme, doli nga makina pothuajse i padëmtuar, duke pësuar vetëm disa plagë të lehta.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që shpejtësia e lartë dhe kushtet e rrugës të kenë qenë faktorë përcaktues. Rruga Via Verdi u mbyll për disa orë për shkak të ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit dhe hetimit.

Komuniteti lokal është thellësisht i tronditur nga kjo ngjarje. Kryetari i bashkisë së Asiagos ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave, duke thënë se “një natë feste u kthye në një tragjedi që ka lënë plagë të mëdha në zemrën e gjithë qytetit.”

Mediat italiane kanë publikuar imazhe të makinës së shkatërruar plotësisht, ndërsa hetimet do të përcaktojnë nëse ka pasur alkool, substanca narkotike apo dështime mekanike në bazë të aksidentit që mori jetët e tre të rinjve në kulmin e jetës.