“Pashë Teme Sejkon gjallë në Patos”, letra e agjentit të anti-zbulimit që al*rmoi Enverin. Rrëfimi i djalit të ish-komandantit: Kalvari që pësuam pas p*shkatimit

Teme Sejko u ekzekutua nga regjimi komunist i akuzuar për grusht shteti ndaj diktatorit Enver Hoxha.

Bashkë me ekzekutimin e Teme Sejkos, u pushkatuan edhe 5 anëtarë të komunitetit çam, u dënuan edhe 63 persona të tjerë me 1250 vite burg.

I biri i Teme Sejkos, Rajmondi, tregon në një intervistë për Mentor Nazarkon në “Exclusive” kalvarin e dhimbjeve të familjes së tij pas pushkatimit të të atit.

Ai rrëfen gjithashtu një episod kur pas një letre të një ish agjenti të kundërzbulimit se e kishte parë Teme Sejkon gjallë në Patos, udhëheqja ishte alarmuar.

“Dikush që kishte punuar në kundërzbulim shkruajti një letër që e kam parë Teme Sejkon gjallë në Patos. Enveri i dërgoi një letër Hekuran Isait dhe i thotë “më gjeni varrin e Temes”. Gjoja mendimi ishte që Kadriu e kishte nxjerrë Temen jashtë shtetit. Për mua Kadriu nuk ka bërë asgjë pa dijeni në Enverit. Nga kjo që ndodhi ata kanë gërmuar, kanë bërë dhe skica. Kanë hapur 20 gropa në Linzë dhe nuk e kanë gjetur”, thotë Rajmond Sejko.

Intervistën e tij të plotë e shihni në videon e mëposhtme:

 

Top Channel