MALIQ– Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu ka deklaruar ditën e sotme se ngjarja e rëndë e një dite më parë ku zjarri vrau dy anëtarë familjeje, mes të cilëve një fëmijë, teksa një i tretë po fëmijë po lufton me vdekjen në spital, është njuë tragjedi fatkeqe.
Ai ka bërë me dije se Bashkia do ndihmojë më tej me të gjitha shpenzimet, teksa familja në fjalë ka qenë në ndihmë sociale dhe merrte të gjitha shërbimet, por ai theksoi se kjo ngjarje është kambanë alarmi për të gjitha institucionet.
Nga ngjarja humbën jetën nëna, Nefeli Hazisllari dhe djali 14-vjeçar, Luka, kurse vajza 6 vjeçare ka plagë të rënda.
“Një situatë e vështirë jo vetëm për ne si institucion por për të gjithë qytetarët e Maliqit, të cilët shprehin ngushëllimet për familjen. Shpresojmë që vajza të bëhet mirë, i urojmë shërim të shpejtë dhe patjetër që bashkia do të jetë në mbështetje të familjes me të gjitha mundësitë që ne kemi, për ta mbështetur financiarisht por jo vetëm. Do të jemi çdo ditë krah kësaj familje. Qyteti sot është në zi të plotë. E ngushëlloj familjen, i jap forcë në emër të pushtetit vendor dhe le të shpresojmë që vajza të bëhet mire. Të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me ceremoninë por jo vetëm, do të mbulohen nga bashkia. Unë do të marr disa nismën time personale me bizneset sepse aty do të jetë ndërhyrja më e shpejtë, për të mos pritur procedurat ligjore, që ndonjëherë zgjatin shumë. Rasti është i veçantë dhe ne duhet të ndërhyjmë sa të kemi mundësi. Nga informacioni që kam, familja ka qenë pjesë e shërbimit social dhe e qendrës komunitare që ne kemi aty. Nuk besoj që ne nuk mund të kemi pasur ndihmat e nevojshme, rasti është fatkeq.”-deklaroi Topçiu.
Në fund të fjalës së tij ai shpjegoi se ka raste të ngjashme që Bashkia i trajtion sipas ligjit, por sipas tij, ky është jo vetëm detyrim ligjor, por edhe kambanë alarmi për të gjitha institucionet./Radar.al