Ervis Martinaj është gjallë? Pasi i ati kerkoi pasurinë, Karamuco befason shqiptarët: Para 20 vitesh ka…(Video)

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania me moderatoren Erla Mëhillin ka folur lidhur me kërkesën e babait të Ervis Martinajt për të shpallur djalin e tij të zhdukur. Karamuço u shpreh se në këto raste personi kërkohet si i zhdukur dhe në rast se gjendet trupi ose një qelizë ADN-je e personit atëherë shpallet i vdekur.

Ai theksoi se ka patur raste që personat janë ngjallur edhe 20 vite më vonë. Sipas tij shteti nuk ka përgjigje lidhur me fatin e Martinajt pasi nuk është gjetur asnjë shenjë e tij. Karamuço theksoi se duke qenë se nuk ka prova nuk janë gjetur autorët dhe se vetëm ekzistojnë legjenda se kush mund ta ketë vrarë.

“Kjo nuk do të thotë në mënyrë kategorike personi ka vdekur. Personi kërkohet si i zhdukur dhe pastaj mund të shpallet i vdekur. Ka pasur raste që janë ngjallur edhe pas 20 vitesh. Ajo është një gjë de jure me një gjë de fakto. De juro është ajo që po shikojmë dhe që mund të ndodhë prapa saj që mund të shpallet i vdekur. A ka vdekur në të vërtetë në mënyrë faktike, shteti nuk i ka dhënë një përgjigje.

Minimalisht një qelizë ADN, nuk e ka gjetur dot. Ka bërë kërkime, ka vajtur ku s’ka vajtur dhe s’kanë gjetur asgjë. Të gjitha janë gojëdhëna, bindje për persona të veçantë të cilët janë marrë në pyetje. Ka nga këto legjendat se kush mund ta ketë vrarë. se çfarë interesash ka shkelur. Por asgjë nuk është me prova deri më sot që të të çojë drejt autori apo autorëve,” tha ai.
Ervin Karamuço, eksperti i kriminalistikës, ka folur për Now në Euronews Albania me moderatoren Erla Mëhilli mbi hetimet për zhdukjen e Ervis Martinajt. Karamuço ka thënë se mund të jenë bërë përgjime nga Policia e Shtetit dhe te familjarët e Martinajt lidhur me hetimet.

“Ne kemi pasur raste të këtyre 30 viteve ku personi është shpallur i vdekur për efekte pasurore, të tjera e të tjera, por edhe në Azi, jo vetëm në Amerikën Latine, janë zhvilluar hetime nëse është gjallë apo jo. Pra, hetime penale vijojnë. Sa ashtu i binte që të përdorej si mjet. Në vijim të asaj që perifrazuat, autoritetet t’i vënë veshin burgjeve. Janë dhe të përafërta që ka shumë indicie që mund të ndërtojnë një pistë për fatin. Nuk na përkojnë SKY dhe Encro në atë kohë. Ka disa të dhëna indirekte që policia i thotë se grupe ruheshin nga ky dhe më pas këta hoqën rojet. Ecet paralelisht dhe me Lezhën. Ende nuk ka një fakt penal që të vërtetojë nëse është i gjallë dhe i ngjashëm. Nuk di nëse janë përgjuar familjarët, por në disa procesverbale thuhet se janë bërë procedime shteruese,” – tha Karamuço.