Ekspresi është i fikur, nuk ka kafe”, mjafton një fjali e tillë për tu kthyer në skenë krimi dhe për t’u vrarë dy të rinj në Manzë. Një tragjedi e vërtetë qe ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Aranit Kurti 23 vjeç dhe Daniel Pepa, 21 vjeç u ulen në tavolinë dhe i kërkuan kafe kamerierit, Alteo Pepa. Ky i fundit ishte i ulur se bashku me Flori Paluçin, 33 vjeç. Klientët marrin përgjigje negative në momentin që Pepa u thotë se nuk mund t’u shërbejë nis debati verbal mes të rinjeve.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka ngritur alarmin, duke thënë që duhet nisur kontrollet në disa prej këtyre lokaleve sa i përket armatimit të personave.
“Në 1:30 të natës çohet njëri godet atë që s’i bëri kafen, pastaj çohet ai tjetri qëllon këtë që qëlloi. Një në tre makina dalin me armë. Në këto lokale, që dihet se ka elementë, duhen bërë kontrolle. Thoja unë që duheshin bërë kontrolle, jo thonin. Kemi ardhur në armatimin pa leje të këtyre grupeve kriminale tamam si në ’97-ën”, thotë ndër të tjera Karamuço.
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço i ftuar në një emision televiziv ka folur lidhur me kërkesën e babait të Ervis Martinajt për të shpallur djalin e tij të zhdukur. Karamuço u shpreh se në këto raste personi kërkohet si i zhdukur dhe në rast se gjendet trupi ose një qelizë ADN-je e personit atëherë shpallet i vdekur.
Ai theksoi se ka patur raste që personat janë ngjallur edhe 20 vite më vonë. Sipas tij shteti nuk ka përgjigje lidhur me fatin e Martinajt pasi nuk është gjetur asnjë shenjë e tij. Karamuço theksoi se duke qenë se nuk ka prova nuk janë gjetur autorët dhe se vetëm ekzistojnë legjenda se kush mund ta ketë vrarë.
“Kjo nuk do të thotë në mënyrë kategorike personi ka vdekur. Personi kërkohet si i zhdukur dhe pastaj mund të shpallet i vdekur. Ka pasur raste që janë ngjallur edhe pas 20 vitesh. Ajo është një gjë de jure me një gjë de fakto. De juro është ajo që po shikojmë dhe që mund të ndodhë prapa saj që mund të shpallet i vdekur. A ka vdekur në të vërtetë në mënyrë faktike, shteti nuk i ka dhënë një përgjigje.