Artan Hoxha tr*ndit: Ervis Martinajt ia zhd*kën kuf*mën! Edi Rama ndjeu rr*zikun, ja pse duhej patjeter te vr*tej

Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar në emisionin “Opinion” se disa grupe kriminale krijuan aleancë vetëm për të vrarë Ervis Martinajn ndërsa shtoi se trupi i këtij të fundit është zhdukur. Artan Hoxha deklaroi se në Shqipëri mund t’i fshihesh kujtdo por jo miqve dhe hasmit.

“Problemi që kanë ata 3 vite e gjysmë ata nuk kanë kontakt. Kontakti i fundit ka qenë më 9 gusht dhe kanë komunikuar me mesazh dhe janë ndërprerë kontaktet. Version është që ata e kanë rrëmbyer dhe e kishin vrarë dhe zhdukur kufomën.

Nga ajo ngjarja deri sot është një tjetër aleancë që e drejton vendin deri te Martinaj dhe u ndërpre ajo epokë. Martinaj ishte një person që e modernizoi krimin. Martinaj është babai i katër fëmijëve, tre vajza dhe një djalë është djalë i vetëm, ka studiuar por ekonomi biznesi, nuk është se vinte nga bota e krimit. A u bë armik publik se u bë kundërshtar i qeverisë.

Rasti i parë që Rama i drejtohet direkt Martinajt, në moment që e ndjeu rrezikun, Martinaj mori vilë ngjitur me Ramën në vijë ajrore 10 apo 15 metër në distancë. Ervis Martinaj është eliminuar dhe kufoma e tij është zhdukur. Në Shqipëri mund t’i fshihesh kujdo, por jo miqve të tu apo dhe hasmit.

Ti mund t’i fshihesh kujdo këtu, sidomos asaj aleance që kishin qenë kundërshtarë me njëri-tjetrin dhe u bën bashkë për të goditur atë. Jam i bindur që e kanë eliminuar.”-tha Hoxha.