Çifti kryeministror është në luftë për të lançuar para kombëtarëve dhe ndërkombëtarëve aftësitë e jashtëzakonshme intelektuale, ku Linda mban fjalim për globalizmin si doktoreshë por që në cv e saj mungon doiktoratura, ndërkohë që Edi piktori e pranon që nuk ka as doktoraturë dhe nuk është doktor shkencash, por ka sharmin e liderit që të pataks me aftësitë e tij. Pavarësisht kësaj çifti në fjalë po shastis botën me thagmat e tyre nëpër simpoziume sorosiane.
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, ka reaguar ashpër në rrjete sociale duke vënë në pikëpyetje titujt akademikë të bashkëshortes së Kryeministrit Rama.
Sipas Mukës, pavarësisht se ajo paraqitet publikisht si “doktoreshë shkencash” dhe “studiuese”, punimi i saj nuk gjendet në asnjë arkiv apo katalog publik. Studiuesi e ka cilësuar këtë fenomen si pasqyrë të degradimit të vlerave akademike në vend, ku – siç thotë ai – “mjafton të shpallesh doktor për t’u bërë intelektual, edhe pa pasur asnjë kërkim shkencor”.
Postimi i plotë i Mukës:
Bashkëshortja e Kryeministrit paraqitet kudo si “doktoreshë shkencash” dhe “studiuese”, por doktoratura e saj nuk gjendet askund, as në Bibliotekën Kombëtare, as në asnjë katalog publik. Në vendin tone mjafton të deklarosh që je “doktor” dhe bëhesh menjëherë “intelektual”, pa qenë nevoja të kesh bërë ndonjë kërkim shkencor.
Ndërkohë, njerëzit që kanë studiuar me vite, që kanë bërë kërkime të vërteta, persekutohen. Biblioteka kyç doktoraturat pasi nuk do të servir pseudointelektualët me “tituj me shkëlqim por pa përmbajtje”. Kjo është Shqipëria e sotme: sa më pak dije të kesh, aq më shumë tituj mban, dhe me aq më shumë zë të lartë e deklaron





