Rovigo, Itali – Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin e Canaro-s, në provincën e Rovigos, ku një familje e tërë është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj mbrëmjen e djeshme. Alarmi u ngrit pasi kryefamiljari 51-vjeçar nuk ishte paraqitur në punë prej disa ditësh.
Zjarrfikësit dhe karabinierët ndërhynë rreth orës 23:00, pas kërkesës nga kolegët e burrit. Brenda shtëpisë, ekipet gjetën trupat e pajetë të:
- Babait (51 vjeç)
- Nënës (47 vjeç)
- Femijes (27 vjeç)
Gjatë inspektimit, oficerët e policisë, të pajisur me pajisje zbulimi gazi, zbuluan shkakun e mundshëm të vdekjes: rrjedhje monoksidi karboni nga kaldaja.
Familja, me origjinë moldave, kishte jetuar në Itali për njëzet vjet. Ata u gjetën në shtretërit e tyre, pa shenja dhune. Edhe macja e tyre u gjet e ngordhur, duke konfirmuar natyrën vdekjeprurëse të gazit.
Autoritetet kanë filluar hetimet për të konfirmuar shkaqet e vdekjes, ndërsa komuniteti lokal është i tronditur nga kjo ngjarje tragjike.




