Unë ta q* nënën, të mb*s! Deputeti shqiptar rr*h qytetarin ne mes te Kryeqytetit

Një incident aspak i hijshëm është regjistruar sot në mes të Prishtinës teksa deputeti i Lidhjes Demokratike Armend Zemaj, është përfshirë në një konflikt fizik me një qytetar gjatë kohës që po jepte një intervistë.

Qytetari ka bërtitur ‘rrens’ gjatë kohës që deputeti po fliste dhe kjo e ka irrituar atë duke e nxitur të reagojë i acaruar. Armend Zemaj nisi ta ofendojë e aty nis dhe konfrontimi fizik.

Rren nëna jote dhe gruaja jote. Kujt po i thua rrens? Unë ta q* nënën, të mbys”, i drejtohet Zemaj qytetarit.

Pas këtij incidenti të pasqyruar në çdo media, deputeti ka reaguar në profilin e tij duke kërkuar falje.

Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qëllim të caktuar, këtë do e vërtetojë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shkroi Zemaj në Facebook.