Belinda Balluku drejt B*rgut? Zbulohet veprimi i fr*kshem i Edi Ramës ndaj SPAK per ta shpetuar!

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është thirrur të paraqitet në SPAK ditën e hënë, e shoqëruar nga një avokat, një veprim që tregon se statusi i saj ka kaluar nga dëshmitare në person nën hetim për një akuzë të drejtpërdrejtë.

Fletë-thirrja, e firmosur nga prokurori Dritan Prençi, i është dërguar Ballukut në zyrat e Ministrisë.

Ndryshe nga hera e kaluar (për çështjen e inceneratorit) ku u thirr si dëshmitare, kërkesa për të qenë e shoqëruar me avokat tregon se ajo është drejtpërdrejt e përfshirë në një akuzë.

Reagimi i Ramës: Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka pretenduar se pas marrjes së fletë-thirrjes, Kryeministri Edi Rama është “tërbuar” dhe ka telefonuar personalisht prokurorin Dritan Prençi për të anuluar thirrjen.

“Prokurori i posaçëm z. Dritan Prençi është nën presion nga brenda SPAK, nga nivelet më të larta të pushtetit, nga segmente të caktuara mediatike dhe nga eksponentë të krimit të organizuar”, shkruan Bardhi.

Bardhi ka kërkuar reagimin e ambasadës amerikane për këtë çështje. Sipas tij, prokurori është telefonuar nga Rama për të anuluar thirrjen e Ballukut, duke e njoftuar se ajo nuk do të paraqitet në SPAK javën e ardhshme.

“A është e vërtetë se për këtë shkak prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi ka patur ndërhyrje të drejtpërdrejta nga Kryeministri Edi Rama për të anulluar thirrjen e Belinda Ballukut, duke e informuar prokurorin se ajo nuk do të paraqitet në SPAK javën e ardhshme?” pyet Bardhi.

Bardhi pretendon se Balluku do të gjejë pretekst për të udhëtuar në një aktivitet ndërkombëtar në të njëjtën ditë dhe orë që është caktuar marrja në pyetje në SPAK, me synim të justifikojë mungesën dhe për të fituar kohë për të ushtruar presion mbi hetuesit.