“Ke pas dashnore Zanën, do të vr*s”/Prona dhe gota rake, si e th*ri Hekuran Gjoni të birin në mes të shtëpisë (DOSJA HETIMORE)

Tronditëse ishte ngjarja e regjistruar mbrëmjen e 1 shkurtit në Tiranë ku Hekuran Gjoni 74 vjeç, vrau me thikë djalin e tij, 37-vjeçarin Asim Gjoni.

Prokuroria ka përfunduar hetimet për ngjarjen në fjalë dhe ka dërguar për gjykim dosjen, ku është e dokumentuar në mënyrë kronologjike vrasja e 37-vjeçarit.

Ndarja e 3 kateve shtëpi mes 4 fëmijëve, mendohet të jetë shkaku i konfliktit që u ndez gjatë kohës që familja Gjoni ishte ulur për të darkuar.

Prezente në momentin e krimit ishte motra e viktimës, Brunilda. Në dëshminë e saj, ajo tregon se i vëllai, Asimi, erdhi i pirë, e po ashtu ishte edhe i ati. Asimi tregon ajo, filloi të ngacmonte babain me fjalë “a ke pasur dashnore këtë, a ke pasur dashnore atë”.

Hekurani filloi të nervozohej ndërsa Asimi po vijonte më tej. Në një moment Asimi i ka thënë “mos po më ngatërron me ato pijanecët lart”, referuar dy vëllezërve të tjerë.

Brunilda tregon se Asimi i ka thënë babait “do të zhduk, do të ta marr jetën” dhe se e ka ngritur peshë nga rrobat. Hekurani në gjaknxehtësi e sipër, ka marrë thikën dhe e ka goditur, duke e lënë të vdekur.

Pjesë nga dosja hetimore:

“E pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasja Brunilda Hekuran Shetro e cila ka shpjeguar se: Ka rreth një muaj që ndodhet në banesën e babait të saj. Rreth orës 19.00 ajo së bashku me prindërit është ulur për të ngrënë bukë, dhe në një moment në banesë është futur vëllai Asimi i cili është ulur në tavolinë me ta. Sipas saj babai Hekurani kishte pirë pak alkool dhe në këtë kohë Asimi ka vazhduar ta ngacmonte duke i shprehur fjalët “a e ke pas dashnore Zanën, dhe pas dashnor këtë, ka pas dashnor atë dhe gjëra të tjera të kësaj natyre”.

Në deklarues i ka kërkuar të vëllait që mos ta ngacmonte më, pasi kishte pirë dhe po kështu dhe ai më pas dukej i skuqur në fytyrë por ai përsëri ka vazhduar ta ngacmojë. Më tej Asimi i është drejtuar me fjalët “Ej mos po kujton se po flet me ato dy pijanecët lart, duke nënkuptuar vëllezërit e tjerë dhe e ka kërcënuar duke i thënë që të zhduk dhe të ta marr jetën”.

Më tej deklaruesja thekson se “Asimit i është drejtuar me fjalët “që kë vret babën tënd”, por ai është ngritur në këmbë dhe ka kapur babain nga rrobat duke e ngritur lart dhe ju është drejtuar përsëri me fjalët që të vras.

Më tej ajo i ka thënë që si nuk i vjen turp që i flet babait ashtu dhe Asimi e ka shtyrë denoncuesen duke e rrëzuar në tokë. Në këtë moment babai është ngritur dhe ka kapur thikën mbi tavolinë dhe është konfrontuar me Asimin, të cilin e ka qëlluar me thikë’.

Sipas dëshmisë së vëllait të viktimës, Valentinit, ai thotë se atë pasdite, babai nëna dhe e motra Brunilda erdhën në shtëpinë e tij (kati 3) për të pirë kafen e pasdites. Nga aty ai tregon se kanë pirë nga një gotë raki me babain dhe se pas gjysmë ore janë larguar.

Në katin e dytë të shtëpisë jeton vëllai tjetër me familjen, Muis Gjoni, ndërsa Asimi kishte ndarë katin e parë me motrën, Brunildën. Kjo e fundit jetonte me prindërit e Asimi me familjen e vet.

Pjesë nga dosja hetimore:

I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasi Valentin Hekuran Gjoni, i cili ka shpjeguar se: jeton familjarisht në një banesë 3 katëshe, në katin e 3-të. Në katin e dytë jeton vëllai i madh i quajtur Muis Gjoni, i cili jeton me bashkëshorten dhe vajzën, ndërsa në katin e parë në dy banesa të ndara, në njërën banesë jeton babai Hekuran dhe nëna Mine, bashkë me motrën Brunilda, ndërsa në banesën tjetër jeton vëllai Asim Gjoni me nusen dhe dy djemtë.

Përsa i përket ngjarjes ku është konfliktuar babai i tij Hekurani me vëllain Asim, nuk di si ka ndodhur konflikti pasi nuk ka qenë aty. Dijenia e tij e vetme është se nga ora 17.30–18.00, në shtëpinë time në kat të 3-të, ku ai ndodhej aty me nusen Valentina dhe vajzën Ledjona, kanë shkuar babai i tij, nëna dhe motra Brunilda, për të pirë kafen e pasdites. Gjatë kohës që këta kanë qenë për kafe, kanë bërë muhabet dhe kanë konsumuar nga 1 gotë raki ai me babain. Kanë qëndruar rreth gjysmë ore, dhe më pas janë larguar.

Pasi janë larguar, rreth gjysme ore më pas, më pas nena dhe motra Brunilda dhe i ka thënë “o vëlla hajde shpejt se po bë fjalë babai me Asimin”. Kanë zbritur poshtë në katin e parë dhe aty ka parë Asimin në krevatin tek me kokën e varur poshtë. Më pas ka hapur sytë për pak dhe koka i ka shkuar nga mbrapa. Nëna Mine ka thënë se Asimi ka gjak në ije, teksa më pas i kanë parë plagën rreth 3 centimetra, i ka ngritur bluzën dhe i ka shtrënguar plagën me peshqir.

Më pas ka ardhur ambulanca dhe ka marrë Asimin, ndërsa Valentini së bashku me bashkëshorten Valentina kanë qenë nga pas me një taksi. Valentini ka sqaruar se në fillim kur është martuar vëllai ka patur marrëdhënie shumë të mira dhe kanë qëndruar sëbashku përreth 3 vite dhe më pas vëllai Asimi ka patur dëshirë që të ndanin katin në mes dhe ashtu kanë bërë dhe ashtu kanë vepruar.

Kanë pasur marrëdhënie të mira, por vetëm babi i tij Hekurani i mbante mëri nuses së Asimit, Trëndafiles, që kur kanë ndarë shtëpinë. Trëndafilja e përshëndeste dhe i fliste babait, por ai herë ia kthente herë jo. Ndërsa Asimi bënte shumë shaka dhe kur kthehej nga puna bënte shaka me të tjerët dhe me babain, e shpesh i thoshte “a ke bërë gjë me plakën”, shaka të kësaj natyre, por babai ndonjëherë nxehej”.