Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë, ku një 28-vjeçar ka ndërruar jetë.
Mësohet se i riu ka pësuar atak kardiak, teksa ishte duke luajtur futboll, në kampionatin amator në vend. Ai luante me skuadrën “FC Dajti”, dhe humbi ndjenjat gjatë përballjes me ekipin e “FC Lumniesen”.
Futbollisti B.H. 28 vjeç, i skuadrës së Dajtit, ka pësuar atak kardiak në fushë gjatë ndeshjes që luhej në “Shtëpinë e Futbollit”. Lojtari nuk i ka mbijetuar dot këtij episodi dhe ka ndërruar jetë.
Ditën e djeshme dy të mitur në Shkodër humbën jetën pasi një aksidenti me motorr. Njëri nga të miturit, 13-vjeçari Fabian Sh., ishte pjesë e akademisë së futbollit “Djelmnia shkodrane”.
Në lidhje me vdekjen e tij ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i cili shpreh ngushëllime për familjen e 13-vjeçarit. Duka thotë që ëndrra e Fabianit u ndërpre në mes nga një aksident.
“Një lajm tragjik ai i ndarjes nga jeta të Fabian Sh., djaloshit 13-vjeçar që ëndërronte që një ditë të bëhej futbollist dhe stërvitej dhe luante çdo ditë në akademinë “Djelmnia shkodrane”.
Ëndrra e Fabianit u ndërpre në mes nga një aksident dhe dua, që në emrin tim dhe të Federatës së Futbollit, t’i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së djaloshit, akademisë “Djelmnia shkodrane”, të afërmve dhe miqve me të cilën ai ndante të njëjtën ëndërr. Prehu në paqe Fabian”, shkruan Duka.