Te dyja durrsake! Zbulohet lidhja e vjeter e Grida Dumes me Hatin, cfare i ndodhi kur ishte e vogel (Video)

Në episodin më të fundit të podcastit të Gridës Duma me Hatin, një nga momentet më të përfolura nuk ishte pyetja për politikën, por kujtimi i papritur që solli e ftuara.

E pyetur nga Duma se si e ka raportin me politikën, Hati përgjigjet me sinqeritet:

“Shumë keq. Nuk ndjek politikë fare.”

Por menjëherë pas kësaj, ajo e befason Gridën me një kujtim të hershëm nga fëmijëria:

“Mbaj mend kur ke kandiduar për kryetare bashkie në Durrës. Ke ardhur tek lagjja ime për fushatë. Unë isha e vogël, po luaja me motrën, dhe dikush na tha: ‘Hajdeni, do takojmë Grida Dumën’. Na ulën në rresht të parë, ti erdhe, na përshëndete, madje na puthje në ballë. Këtë kujtim kam nga politika në Shqipëri.”

Grida Duma, e surprizuar nga kujtesa e detajuar e Hati-t, buzëqesh dhe i përgjigjet me humor:

“Edhe për bukuri, është kjo taktika e marketingut politik, normal.”

Një moment i ngrohtë që ktheu pas në kohë jo vetëm Dumën, por edhe publikun, duke e bërë bisedën mes tyre një nga episodet më njerëzore e të sinqerta të podcastit.

Top Channel