“Ne nuk na rruhet…”, Ahmetaj i përgjigjet dhembe per dhembe Dumanit: Pushka top or djalë, por une!

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar hetimet e SPAK-ut ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.

Ai u shfaq sot në media pas deklaratës së bërë nga Dumani se është i gatshëm ta dëgjojë nëse bashkëpunon me drejtësinë. Ahmetaj tha në “Syri TV” se ka sherr brenda SPAK lidhur me dosjen ëpr Ballukun.

Arben Ahmetaj: E para dhe mbi të gjitha është se brenda SPAK ka akoma sherr për Belinda Ballukun. E dini për çfarë e ka hetuar Dumani zv/kryeministren aktuale? Dumani e ka hetuar për diplomën. Ndërkohë që këtej bëhej kërma, ai e ka hetuar për diplomën.

E dini për çfarë e thërrasin tani? Për një tender supervizioni. Është tallje e b… me drejtësinë dhe korrupsionin. Dmth aty janë gëlltitur 15 shkolla në një dorë tek tuneli i Llogarasë.

Tek Thuman-Kashar është bërë nami. 1.3 miliardë do paguajnë shqiptarët. Tek ‘‘tigrat’’ çudi e madhe që praktikisht as në Kongo nuk do guxonte djali i presidenti diktator dikur, ta bënte, por e kanë bërë. Një pyetje kam unë, korrupsioni është shtuar pas ardhjes së SPAK të Dumanit apo është pakësuar. Çfarë po ndodh me AKSHI-n. Kujt ja shesin këta, që bëjnë sikur harrojë. Budallenj janë shqiptarët, hajt ta quajmë Ben Ahmetajn të korruptuar.

Këta si institucion janë kthyer: ne nuk na rruhet, thonë këta. Unë thotë ai e kam personale me Ben Ahmetaj. Personale me mua, pushka top or djalë, por unë as nuk të njoh, as më njeh, as nuk jemi zënë.

Deputetët pse nuk ja bënë një pyetje, që këtë të ndjekurin ndërkombëtarisht. Elvin Gogaj që unë do ta akuzoj për shpërdorim detyre, e thërrite ti prokurorin e dosjes ‘Buka’ e ti thuash; o djalë, po për çfarë e akuzon këtë, se ky ka mbrojtur interesat e shtetit. Apo hajt ti biem këtij. Ky paska mbrojtur interesat e shtetit, do katandisej kokoshi një thelë.