Analisti, Andi Bushati ngre pikëpyetje të mëdha se cili është interesi i Edi Rama për të dorëzuar në SPAK, zëvendësen e tij, Belinda Ballukun.
Duke folur në Syri Tv, Bushati tha se Balluku nuk është asgjë, krahasuar me tre shtyllat kryesore në të cilat mbështetet Rama për të mbajtur pushtetin, paratë e drogës, vjedhja e zgjedhjeve dhe mediat e kapura kombëtare.
Sipas Bushatit, sa kohë që Ramës këto tre shtylla nuk i preken, nuk i intereson se kë dorëzon në radhët e të vetëve. Por faktin që Balluku nuk është thirrur për t’u pyetur në SPAK, Bushati e sheh si një negocim mes prokurorëve të Posaçëm dhe qeverisë.
Bushati thotë se në rast se Balluku nuk arratiset, rrezikohet që SPAK ta diskreditojë, duke e hetuar për gjëra banale.
Andi Bushati: Çfarë interesi ka Rama? Këta evropianët që kanë hedh lekë, mund t’i kërkojnë herë pas herë për viktimë. A i prish punë SPAK kështu Edi Ramës. SPAK ka 3 kolona, të domosdoshme për një sistem autokratik. 1- S’prek boritë e Ramës, TCH e Klan, 2- s’prek vjedhjen e zgjedhjeve, 3- nuk prek lekët e drogës që ngrenë kullat e Tiranës që mbajnë flluskat e ekonomisë. Këto të 3 SPAK, s’i prek.
SPAK rri memec për Ballukun, se thotë e kam thirr s’e kam thirr. Kjo tregon se për rastin e Ballukut po negociohet, mes prokurorëve të SPAK dhe qeverisë. Ne s’e dimë, çfarë po ndodh, nëse kjo që thuhet për Ballukun është e vërtetë që shtyllat e regjimit s’preken. Arben Ahmetajn, dy vila, ku e ka bërë korrupsionin qeveritar nuk dihej. Beqaj çonte lekët te restoranti, për këtë hetohet. Veliaj, jo për zgjedhje e 5D, për brekët e fustanet e Ajolës….asnjëri nga këta nga SPAK i madh nuk hetohet për krimin fondamental.
Këto janë hajdutët e vegjël brenda veprave të mira të mëdha. Ky është dhe rasti i Ballukut. 50 mln nga tenderi kanë avulluar, një nga Tv e mëdhenj, është përfitues i madh i thelës, SPAK nuk prek, tek incinetarori s’preket TCH, se del para e madhe. Sepse preken një nga shtyllat. Çdo njeri që prek, s’e prek të lidhur me regjimin. Pushteti marshon i lavdishëm para, po ky pushtet ha ndonjë gjë prapa shpinës së pushtetit.
Belinda Balluku ka kohë të tregohet inteligjente, të arratiset. Se po ra në kthetrat e këtyre, e prokurorëve të SPAK që s’do hetojnë për krimet e qeverisë, por do i numërojnë për vibratorët, tangat e dashnorët që ka futur në shpi, e do e diskreditojnë se s’ka këllqe për pushtetin. Bien hajdutët ordinerë, SPAK lartëson kryehajdutin.




