Ja pse e vr*u Kristo ne sy të femijeve Kelin në Berat

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që tronditi këtë të martë Beratin, ku një 42-vjeçar nga Tirana, babai i dy fëmijëve, u vra me thikë.

Gazetarja Anila Sefa deklaroi për Klan News, raportoi se autori i kësaj ngjarjeje është një person me precedent të mëparshëm penal, pasi rezulton të jetë dënuar me 25 vite burg për një vrasje në Greqi, të ndodhur po 25 vite më parë. Pas kryerjes së dënimit, Kristo Mema alias Kastriot Hoxha ishte rikthyer në vendlindje, ku kishte nisur punë në zonën turistike të Kalasë së Beratit dhe u ofronte turistëve xhiro me kalin e tij.

Ndërkohë viktima, ishte një 42-vjeçar nga Tirana. Keli Hoxha, ishte baba i dy fëmijëve. Që sëbashku me ta, gruan dhe nënën kishin shkuar të kalonin një ditë ndryshe në Berat, pa e ditur se çfarë i priste.

Viktima kishte dashur t’i bënte foto vajzave të tij me kalë, por autori nuk kishte pranuar dhe mes tyre kishte ndodhur fillimisht një përplasje fizike që më pas ka degraduar në përdorimin e thikës nga ana e 63-vjeçarit.

Autori sipas gazetares Anila Sefa, njihej si një person me probleme të karakterit dhe agresiv.

“Njihet si person grindavec, bën debate dhe konfliktohet me turistët. Jo vetëm për turistët por edhe për çiftet që vijnë në sezonin e dasmave, përdorej kali i tij për foto dhe s’kanë qenë të pakta debatet që ai ka shkaktuar. Por ky i fundit ishte kulmi, duke vrarë një baba në sytë e fëmijëve.”, tha Sefa.

Hoxha ka marrë një plagë të vetme në zemër, që ka mjaftuar t’i marrë atij jetën. Ndonëse është thirrur ambulanca në vendin e ngjarjes, 42 vjeçari ka mbërritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Beratit.

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja kriminale që tronditi qytetin e Beratit pasditen e kësaj të marte. Sipas raportimeve, Kristo Mema 63 vjeç, qëlloi për vdekje me thikë Keli Hoxhën nga Tirana.

Burime bëjnë me dije për mediat se shkak i sherrit është bërë kali i autorit që shëtiste turistët në kalanë e qytetit të Beratit.

Policia raportoi më herët se ngjarje ndodhi për motive të dobëta, ndërsa 63-vjeçari është prangosur nga uniformat blu pas krimit.

Vrasja e Beratit, është ngjarja e tretë kriminale në harkun kohor të katër orëve në vendin tonë. Mesditën e sotme në qytetin e Durrësit, një 25-vjeçar vrau të atin me thikë për motive të dobëta.

Rreth orës 15:30, një tjetër ngjarje kriminale tronditi Komunën e Parisit në Tiranë. Picieri qëloi me thikë kuzhinierin pas një konflikti.