“Pyet mamin ç’a i …”: Mul Noka sh*n me nënë burrin ne rrjete sociale, dalin detajet intime qe zbuloi (Foto)

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është përfshirë sërish në një debate të ashpër me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook. Përplasja ka ndodhur pas disa komenteve kritike që qytetarë i kanë lënë nën postimet e tij, ndërsa reagimi i Nokës ka qenë i papërmbajtur dhe me gjuhë të ashpër ofenduese.

Në disa prej komenteve, deputeti i PD-së është shprehur me tone fyese dhe personale ndaj komentuesve. “Pyet mamin ç’a thotë… je i tëri e i bëri gomar… të fala rracës sate të ndyrë…” – ka shkruar Noka në një nga përgjigjet e tij, duke nxitur një valë reagimesh në rrjete sociale.

Ky episod ka shkaktuar debat të gjerë mes ndjekësve dhe kritikëve të opozitës, të cilët e kanë cilësuar këtë sjellje si të papranueshme për një përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë. Nga ana tjetër, disa simpatizantë të tij e kanë mbrojtur, duke thënë se “ishte i provokuar nga komentet fyese që i drejtohen çdo ditë”.

Kjo nuk është hera e parë që Flamur Noka përfshihet në polemika publike, si në Kuvend ashtu edhe në rrjete sociale, ku shpesh përdor gjuhë të drejtpërdrejtë dhe konfrontuese.
Sipas analistëve politikë, ngjarje të tilla reflektojnë tensionet dhe mungesën e qetësisë në kampin opozitar, në një kohë kur Partia Demokratike ndodhet në një proces të vështirë riorganizimi.

“Kur sheh këtë nivel në PD, kupton se përse opozita gjendet në këtë gjendje,” – shkruan gazeta TemA, duke ironizuar mënyrën se si debati publik po shndërrohet në përplasje personale.

Ndërkohë, postimi i Nokës dhe komentet e tij vijojnë të qarkullojnë gjerësisht në portale dhe rrjete sociale, duke u kthyer në një tjetër skandal imazhi për Partinë Demokratike, që përballet me sfida të mëdha politike dhe komunikimi në prag të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme.