E fundit! Tro*diten emigrantet shqiptare, thirrje për revokimin e pasaportave, ja cpo paralajmerohet

Unioni CDU/CSU po kërkojnë reformimin e ligjit të nënshtetësisë dhe kufizimet mbi shtetësinë e dyfishtë, me thirrje për revokimin e pasaportave të atyre që kërcënojnë vlerat kushtetuese të Gjermanisë. Disa politikanë të partive të Unionit CDU/CSU kanë vënë në pikëpyetje edhe shtetësinë e dyfishtë për personat që marrin shtetësinë gjermane.

“Ne si vend duhet të pyesim veten nëse ende duam nënshtetësi të dyfishtë universale dhe nëse ende mund ta përballojmë atë,” deklaroi për gazetën “Bild” të mërkurën deputeti në Buindestag i partisë CSU, Stefan Mayer.

“Reformat e nënshtetësisë…”

Sipas tij, një “reformë themelore e ligjit të shtetësisë” është e nevojshme. Politikani i CSU kërkoi gjithashtu që “banditëve, kriminelëve të rëndë, armiqve të kushtetutës, antisemitëve dhe urrejtësve të gjermanëve” t’u hiqet nënshtetësia nëse kanë dy pasaporta.

“Ne nuk mund t’u japim njerëzve privilegjin e nënshtetësisë dhe pastaj ata të shkelin mbi vlerat tona dhe mbi ne”, theksoi Mayer.